Panorama Sport (Albania)

Mançini bën formacioni­n: Kurioz të shoh talentet

Trajneri: Rastet i kemi, golat do vijnë. Luajnë Sirigu e Lazanja

- Përgatiti: LEDIO NASE

Enjëjta Itali, por në një tjetër "format". Nuk luhet për tri pikët, por për vazhdimësi­në: ndryshojnë lojtarët krahasuar me tri ndeshjet e fundit, ku Roberto Mançini ka përsëritur thuajse gjithmonë një formacion e filozofi identike: cilësi, kontroll topi (mundësisht në gjysmëfush­ën kundërshta­re), lojë sulmuese. Trajneri kërkon po këtë qëndrim sot në mbrëmje ( ora 20: 45) në Genk (Belgjikë), kundër Shteteve të Bashkuara të Dejv Saraçan (i përkohshëm): "Një kundërshta­r ' i ri', por me lojtarë cilësorë: Pulisiç mbi të gjithë. Nuk do jetë shëtitje. Ndaj, shpresoj të shoh sërish një Itali që kërkon gjithmonë zotërimin e topit e të fokusuar te sulmi".

ZGJEDHJE

Një skuadër që sheh përpara, edhe pse lojtarët do jenë ndryshe nga e shtuna në "San Siro": "Disa ndihen të lodhur, më duhet të bëj disa verifikime, por nëse ata nuk u larguan janë në formë, formacioni do jetë i ngjashëm me herën e fundit, me disa ndryshime. Tonali? Edhe unë jam kureshtar të shoh më shumë talente dhe me shumë mundësi do jenë prezentë". Sakaq, konfirmohe­t një siguri: "Në portë luan Sirigu, e meriton". Pjesa tjetër? Në mbrojtje: në të djathtë De Shiljo, në të majtë Biragi, me Ruganin ose Açerbin në dyshe me Bonuçin; në mesfushë Verrati, me Barelën ( ose Tonalin) dhe Galjardini­n. Në sulm pritet Lazanja, me Kiezën e Berardin në korsitë anësore. KËRKOHET GOLI Problemi për t'u zgjidhur,

trajneri e përsërit, është sulmi: "Po, sepse nëse nuk shënon, nuk fiton. Por, në tri ndeshjet e fundit kemi pasur njëzetë raste: është edhe çështje fati. Imobile? Kundër Portugalis­ë bëri një ndeshje pozitive, u kthye në shtëpi sepse, kur ekziston mundësia, u bëhet një favor lojtarëve më të përdorur nga klubet që luajnë çdo tri ditë". Sot në mbrëmje me shumë mundësi Mançini do aktivizojë një sulmues më "klasik": "Lazanja favorit, por kemi edhe Pavoletin

Kinin. Për të provuar një modul 'të ri' 4-3-3 prita që të kem gjithë lojtarët që në grumbullim­et e para ishin të dëmtuar, si Verrati. I cili në dyshe me Zhorzhinjo­n, në miqësoren e marsit kundër Argjentinë­s, u paraqit mirë: të luash bashkë aq rrallë e të përshtates­h aq shpejt nuk është e lehtë, por ia dolën. Duhet ndërtuar sa më shpejt një skuadër konkurrues­e, e duke vazhduar kështu, në muajt e ardhëm mund të përballemi me këdo në Europë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania