Panorama Sport (Albania)

Turqi-Suedi, arbitri nën akuzë: Po gabova, ju jap dy penallti

Suedezi Berg ankohet te Kovacs për një 11-metërsh në pjesën e parë, zbulon bisedën

-

Turqi-Suedi, 0-1. U vendos me penalltinë që shënoi në pjesën e dytë Granqvist. Skandinavë­t kanë ende shansin për t'u kualifikua­r në Ligën A (duhet të mundin Rusinë sot), turqit matematiki­sht të rrëzuar në Ligën C. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por, në fund të ndeshjes, nordikët falënderoj­në portierin e Romës, Olsen, i cili priti disa goditje të rëndësishm­e dhe... arbitrin. Deklaratat e Markus Bergut, të lëshuara për "Aftonblade­t" kanë hapur një spirale polemikash që mund të sjellin edhe përsëritje­n e ndeshjes së inkriminua­r. Arsyeja janë penalltitë.

Premtimi - Penalltia e parë është ajo që nuk u akordua nga gjyqtari, rumuni Istvan Kovacs, pikërisht në favor të sulmuesit suedez, i cili në fund të pjesës së parë, ashtu siç konfirmoi edhe vetë, shkoi që të ankohej tek arbitri. "Në fund të pjesës së parë shkova për të protestuar tek arbitri për një faull në zonë që më bënë dhe ai nuk e sinjalizoi. U ulëm në dhomën e zhveshjes dhe unë i shpjegova pikëpamjen time dhe ai më bëri një premtim: "Po shkoj të rishoh pamjet dhe nëse tregojnë që unë kam gabuar në aksionin për të cilin po proteston, do të të jap dy penallti në pjesën e dytë". Ndoshta ishte një batutë, ndoshta jo.

Miratimi - Fakt është se në pjesën e dytë Suedia e fitoi ndeshjen pikërisht prej një penalltie pas një faulli akorduar në favor të Berg. Dhe në këtë pikë pyetja bëhet e detyrueshm­e: A mundet që diskutimi në pushimin e pjesës së parë të ketë pasur një efekt konkret në pjesën e dytë? "Na dha vetëm një, por sidoqoftë ne fituam dhe jemi në rregull. Dhe mendoj se edhe ajo që akordoi ishte e pastër, kështu që mund të na kishte dhënë edhe një tjetër", ironizoi Berg. Por, Turqia, sipas shtypit vendës, po mendon që të ankohet në UEFA në bazë të këtyre deklaratav­e. Një tjetër episod që do vërë në vështirësi qeverinë e futbollit, por që mund të ishte shmangur me VAR. Takimi me teknologji­në do jetë edicionin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania