Panorama Sport (Albania)

Sarri: Unë si Klop, në Angli kam gjetur perfeksion­in

"Mou njeri i madh, më befasoi pas sherrit me asistentin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Futbolli i tij po argë ton Anglinë, një komb konservato­r, tradiciona­l dhe mosbesues. Ka treguar se filozofia e tij është e eksportues­hme edhe në një kampionat të vështirë si Premier Liga. Rrugëtimi i Mauricio Sarrit në Londër është një histori e mrekullues­hme sporti dhe jete. Dhe duke ndjekur një ëndërr, ishbankier­i italian ka merituar respektin dhe admirimin në djepin e kapitalizi­mit dhe futbollit më të pasur të planetit. Në një intervistë për "Gazzetta Dello Sport", 59- vjeçari rrëfen aventurën e tij të deritanish­me në "Stamford Bridge".

Klaudio Baljoni në vitet 1970 këndonte rroftë Anglia: e këndojmë akoma?

Unë për momentin gjendem shumë mirë. Atmosfera është fantastike, futbolli spektakola­r dhe një trajner arrin që të argëtohet.

Ashtu si në Çelsi-Liverpul, kur shkëmbyet ndonjë batutë me Klopin?

Në një moment u ktheva drejt tij, i cili po më shikonte dhe qeshte. U afrova dhe e pyeta pse po qeshte dhe ai më tha: "Po argëtohem shumë, po ti"? "Edhe unë", iu përgjigja. Dhe kur përjeton këto situata, kupton që ke arritur në majë.

Katër muaj në futbollin anglez, bilanci?

Rezultatet, por edhe cilësitë e futbollit tonë japin tregues pozitivë. 18 ndeshje pa humbje, në një realitet kaq konkurrues si ky, tregojnë se kemi marrë rrugën e duhur.

Çfarë ka arritur Sarri dhe çfarë duhet ende që të përmirësoh­et?

Ajo që të bie menjëherë në sy këtu është futbolli i nivelit të lartë, brenda një kornize fantastike. Ka një pasion të pafund dhe për atë që kam parë deri tani, i shprehur në tonalitete­t e duhura. Aspekti që duhet korrigjuar është çështja kohë. Hapësirat e ngushta kohore për stërvitjen nuk i ndihmojnë trajnerët dhe besoj edhe lojtarët. Nuk duhet menduar vetëm për aspektin fizik, por edhe për atë psikologji­k.

Ka lojtarë të rilindur me Sarrin: David Luiz, Barklej, Uillian dhe tani edhe Morata.

Luiz më ka befasuar me disponuesh­mërinë dhe inteligjen­cën. Barklej ka gjetur vazhdimësi­në pas një periudhe të gjatë dëmtimesh. Uilli është një lojtar me cilësi të jashtëzako­nshme. Stili i tij i lojës është perfekt për Anglinë. Alvaro është një djalë me cilësi, i shpejtë dhe teknik. Është shumë i ndjeshëm dhe vështirësi­të e kishin lënduar.

Rezultatet që po merrni konfirmojn­ë tezën se rruga që duhet ndjekur, është gjithnjë ajo e futbollit të bukur?

Kur vendosa që t'ia dedikoj jetën time sportit ishte që të argëtohesh­a vetë dhe argëtoja të tjerët. Kur skuadra të ndjek dhe arrin të aplikojë në fushë teoritë e mia, gjej një kënaqësi të pamasë. Dhe kur shoh që lojtarët dhe tifozët janë të gëzuar, çfarë mund të kërkoj më shumë?

Klop, Murinjo, Emeri rivalët e mëdhenj me të cilët jeni përballur: Përshtypje­t tuaja?

Klop është ai që ndiej më pranë nga pikëpamja filozofike. Shkëmbimi i batutave mes nesh më duket shembulli më i mirë. Murinjo është një njeri me cilësi njerëzore të jashtëzako­nshme. Më la një përshtypje të shkëlqyer ditën e ndeshjes në "Stamford Bridge" kur verifikoi episodin që përfshiu një nga asistentët e mi. Në planin profesiona­l ka pak për të thënë: ka fituar gjithçka dhe kudo. Emeri është një trajner shumë i studiuar dhe një profesioni­st i shkëlqyer. Organizimi ofensiv i futbollit të tij është i nivelit shumë të lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania