Panorama Sport (Albania)

Mbape e Asensio, ëndrra e madhe e Juventusit

Kërkohet zëvendësue­s për Dibalën, kostot problem dytësor

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Shpesh paratë janë problemi, por jo në rastin e Juves dhe jo kur ajo vendos një objektiv në merkato. Prej disa javësh përflitet se Paolo Dibala nuk është më i paprekshëm, aq më tepër nëse në zyrat e klubit bardhezi do të vinte një ofertë prej 130-140 milionë eurosh. Me lojtarin që do të merrte një pagë në proporcion me investimin, në Kontinasa duket se nuk shqetëson çështja e zëvendësue­sit, ose më saktë, zëvendësue­sve. Teksa skuadra e klubi ndryshojnë, filozofia mbetet e njëjta, me drejtuesit që sa herë shesin, shumën e shfrytëzoj­në për të sjellë në Torino kampionë të tjerë. Vetë Dibala nuk e ka pranuar kurrë se dëshiron të largohet, teksa sa herë është pyetur është shprehur se nuk mendon për merkaton dhe se është i përqendrua­r te sezoni me Juven.

PROFILET - Sigurisht, shitja e Dibalës, nëse ndodh, do të ishte një projekt veror, pasi Maks Alegri ka nevojë për argjentina­sin për të ndjekur Champions-in. Largimi i "La Joya"-s do të kompensohe­j nga afrimi i dy yjeve të nivelit botëror. Kilië Mbape

dhe Marko Asensio janë dy profilet që duhet të zbarkojnë te bardhezinj­ë në sezonin tjetër. Kostot pjesërisht do të mbuloheshi­n nga paratë e fituara nga Dibala, ndërsa pjesa tjetër do të vendosej nga klubi, që kur vjen puna te yjet vështirë se mban dorën në

xhep. "Zonja" nuk ka nisur të bëjë llogaritë, por është e lehtë që shpenzimi në këtë rast do të ishte i nivelit të lartë, më Asension dhe Mbapenë, të cilët aktualisht kanë në tregun e futbollist­ëve një vlerë të përbashkët prej rreth 300 milion eurosh.

 ??  ?? Kilië Mbape, 19 vjeç
Kilië Mbape, 19 vjeç
 ??  ?? Marko Asensio, 22 vjeç
Marko Asensio, 22 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania