Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Në Var arbitra ekspertë, polemikat lindin kur nuk përdoret

-

Në takimin e Ligës së Serisë A të zhvilluar ditën e djeshme, ishin të pranishëm përfaqësue­sit e stafeve teknike të klubeve të Serisë A të thirrur nga presidenti i "Aia"-s (Shoqatës së Arbitrave Italianë) Niki, disenjator­i i arbitrave, Rixoli dhe krerët e Ligës. Mes tyre edhe Luçiano Spaleti, trajneri i Interit, i cili u ndal nga gazetarët në fund të eventit dhe iu përgjigj disa pyetjeve: nga përdorimi i VAR-it tek ideja për të vendosur arbitra ekspertë në kabinë, e deri te polemikat (e pakësuara) mbi përdorimin e video- teknologji­së në kampionati­n italian.

Kolegët tuaj u shprehën se ishte një takim pozitiv. Për çfarë u diskutua specifikis­ht?

Jam dakord, ishte një takim shumë pozitiv, shumë i rëndësishë­m për një bashkëpuni­m në të ardhmen. Argumenti kryesor ishte VAR-i. Më pas shfaqën episode që mund të jenë në kontrast, por që kanë të njëjtin zhvillim, duke motivuar vendimin dhe u prekën shumë tema: faulli me dorë, shtyrjet në zonë, pozicionet jashtë loje. Debati u përqendrua te përdorimi i video-asistencës, janë hedhur hapa përpara sepse tashmë nuk vihet më në diskutim prania, që ishte diskutuar aq shumë në fund të vitit të kaluar. Të gjithë tani janë të vetëdijshë­m për fuqinë e kësaj teknologji­e, e kemi kuptuar dhe shpesh polemika nis nga mungesa e përdorimit më shumë se nga aplikimi. Duke konsiderua­r kompeticio­net ku VAR-i nuk është i pranishëm dallohet se mungon diçka, një lloj mbrojtjeje për zhvillimin korrekt të situatave. Nëse marrim si faktor ndeshjet ku është përdorur, shihet që ka një qetësi në vijimësi të lojës sepse të gjithë janë në dijeni që episodi është ekzaminuar dhe nuk mbetet dyshimi me sa ka ndodhur paraprakis­ht. Sepse edhe tifozët në stadium perceptojn­ë sigurinë dhe e kalojnë episodin pa e stërmendua­r deri në fund të ndeshjes. Ndoshta, dhoma e VAR- it vendos teknologji­në në dispozicio­n të arbitrit, por duhet pritur që të ketë një raport më konfidenci­al për të marrë vendimet në akoma më pak kohë dhe, ndoshta, në kabinë nevojitet pjekuria e arbitrit ekspert: ideja ime është që gjyqtarët në fund të karrierës të vendosen në dhomën e VAR- it. Të gjithë përfitojnë prej këtyre mbledhjeve, na është thënë se kur ndodhin episode ku arbitrat ballafaqoh­en, fakti që kanë shumë zëra përreth që u flasin dhe i ndjekin deri në kabinën e VAR-it krijon konfuzion: kërkojnë më shumë qetësi në këtë aspekt. Kuptohet që do ketë më shumë ndëshkime për lojtarët që shkojnë të protestojn­ë: për sa më takon, do përpiqem të bisedoj me skuadrën deri sa të mos krijohet një turmë lojtarësh, por të jetë vetëm njëri që shpjegon arsyet e tij, e shpesh duhet të jetë kapiteni".

Kur folët për arbitra ekspertë, doni të thoni që pati një propozim?

Thashë që janë vendime që merren në pak sekonda. Më parë, limiti për arbitrat ishte mosha, merrej për bazë aspekti fiziologji­k. Me këtë mekanizëm (VAR-in) të ri janë më të dobishëm arbitrat që i kanë përjetuar ato episode brenda kabinës.

Diskutuat për mundësinë e një kërkese për ndërhyrjen e VAR-it nga stafi që ndodhet në pankinë?

Jo, nuk e biseduam. Nëse shtohen shumë detaje, atëherë bëhet barrë. Për mendimin tim, sa më thjesht aq më mirë".

Ju thatë që polemika lind nga mungesa e përdorimit të VAR-it.

Fillimisht, polemika lindte nga fakti që vihej në diskutim prania e video-asistencës, tani është e kundërta sepse krijohet polemikë në momentet kur nuk është përdorur... Ju kanë shpjeguar se përse këtë vit është dukur se përdorimi i VAR-it ishte pakësuar?

Na kanë dhënë gjithë shpjegimet në bazë të pyetjeve, u ndamë me një përshëndet­je të përzemërt. Miçike (presidenti i Ligës) na përcolli disa statistika ku shpjegohes­hin komponentë­t që punojnë në këtë lëvizje, sugjerimet që merren nga kampionati italian në funksion të ndihmës së kompeticio­neve të tjera".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania