Panorama Sport (Albania)

Dembele i “sëmurë” prej video-lojërave, ultimatumi i fundit

Suarez: Privilegj të jesh këtu, bëhu i përgjegjsh­ëm!

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në Barcelonë Os man Dembele është tashmë një çështje. Jo vetëm për rendimenti­n e dobët në fushë, por edhe për sjelljet jashtë saj. Varësia e fundit e sulmuesit francez është zbuluar që të jenë lojërat elektronik­e, të cilat e mbajnë të riun gjatë gjithë ditës të mbyllur në shtëpi, duke i sjellë edhe vonesa në stërvitje dhe e bëjnë nervoz me shokët e skuadrës. Është shqetësimi i fundit në shtëpinë e katalanasv­e, të cilët nuk duken më të gatshëm të durojnë kapriçot e tij. I transferua­r për 105 milionë euro plus 40 milionë bonuset pak më shumë se një vit më parë, për të zëvendësua­r Nejmarin, Dembele po zhgënjen çdo pritshmëri. Si sa u përket prezantime­ve të tij, ashtu edhe për stilin e shthurur të jetës. Problemi i parë që çuditi ambientin katalanas pak pasi ai u transferua nga Dortmundi, ishte pasioni i tij për ushqimet e shpejta, duke i bërë bisht dietës rigoroze të doktorit të klubit. Pastaj, vëmendja u spostua në një tjetër problem. "Sport" shkruan se 21-vjeçari u paraqit 30 minuta me vonesë në stërvitjen e orës 11:00 të enjten, përpara ndeshjes me Betisin. Kur klubi u lidh me lojtarin, ai u justifikua se vuante nga stomaku dhe i kërkoi një doktori të klubit që të vinte ta vizitonte në shtëpi. Por, kur mjeku trokiti në derë, një shoku i tij hapi derën dhe brenda shtëpisë

gjeti shumë djem të tjerë që po flinin ende, pavarësish­t se ishte thuajse mesditë. Dembele u justifikua se ai nuk ndihej mirë dhe ishte këshilluar që të qëndronte në shtrat. Si rezultat, Valverde e la jashtë skuadrës për ndeshjen e asaj fundjave. Klubi ia ka bërë të

qartë që nëse situata e tij nuk ndryshon, atëherë në verë do ta shesë.

SUAREZ - Përpara miqësores Francë- Uruguai, në konferencë­n për shtyp Luis Suarez dha mendimin e tij për rastin e shokut të skuadrës: "Duhet të përqendroh­et

më shumë te futbolli dhe të jetë më i përgjegjsh­ëm në disa aspekte. Të jesh një lojtar i Barcelonës është një privilegj i vërtetë. Në dhomën e zhveshjes së Barçës ka shembuj të ndryshëm profesiona­lizimi dhe ai duhet të frymëzohet prej tyre".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania