Panorama Sport (Albania)

Bledar Bledar Kola: Kola: I I detyruar detyruar të të qëndroj qëndroj në në Greqi, Greqi, ja ja e vërteta vërteta me Dukën Dukën

"Gabova me idetë që kisha, s’luajmë dot në sulm"

- LEONIDHA MUSAJ

Dueli Dueli me me Uellsin, Uellsin, Bejli Bejli vlen vlen 21 21 milionë milionë euro euro më shumë se se gjithë gjithë Shqipëria Shqipëria E E la la në në baltë baltë kundër kundër Skocisë, Skocisë, Mavraj: Mavraj: Luajmë edhe për për trajnerin trajnerin Emergjencë Emergjencë për për mbrojtës mbrojtës të të majtë, majtë, Gega, Gega, Mema dhe Shehi Shehi “përkëdheli­n” “përkëdheli­n” Panuçin Panuçin

Pranon përgjegjës­inë, por nuk pranon të tërhiqet. Kris tian Panuçi nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësish­t momentit negativ që po kalon Kombëtarja shqiptare. Në konferencë­n për shtyp përpara miqësores me Uellsin ia kalon topin presidenti­t Duka, që ta thotë fjalën e fundit në lidhje me raportin mes tyre. Panuçi nuk është i qetë, kapet sërish me gazetarët në konferencë, por kërkon të ruajë ekuilibrat dhe të mos thotë gjithçka që mendon. Të paktën një vendim e ka marrë: Të luajë në mbrojtje dhe jo në sulm.

Mister, si është raporti juaj me presidenti­n Duka? Keni diskutuar për ngjarjet e fundit dhe a keni marrë ju një vendim për të ardhmen? Do të jetë ndeshja e fundit me Uellsin apo do të vazhdoni eliminator­et?

Këtë pyetje duhet t'ia bëni Dukës, jo mua. Unë do të vazhdoj të jem trajner i Kombëtares deri në momentin që do të më thonë se nuk jam më. Unë punoj me qetësi për të qëndruar në ekuilibër. Sepse këtu ka shumë të vërteta që nuk na interesojn­ë të thuhen në këto momente. Kështu që unë duhet të mendoj vetëm për të zgjidhur problemet me skuadrën dhe pjesa tjetër nuk më intereson aspak.

Nëse e quajmë momentin ku ndodhemi si një tunel, si mund të dalim?

Unë e thashë pas ndeshjes me Skocinë që jam përgjegjës­i absolut për këtë moment të vështirë, në të cilin ndodhemi. Por, kush thotë që në një vit e gjysmë jemi në krizë, dua t'i kujtoj që e mora skuadrën të katërtën në grupe dhe e mbyllëm të tretët në grup. Kjo është e para. Viti 2018 nuk ka qenë shumë i mirë. Por, askujt nuk i ka interesuar të thotë se prej shumë kohësh kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Askujt nuk i ka interesuar. Duke menduar se ne jemi Gjermania apo Brazili, madje Gjermania jo sepse doli e fundit. I shkreti Lëv. Duke parë që 12 lojtarë që unë grumbulloj në Kombëtare nuk luajnë as në skuadrat e tyre. Kjo nuk i intereson askujt... Sepse Shqipëria shkoi në Europian në vitin 2016 dhe duhet të shkojë çdo vit. Unë jam i bindur që kur të kem gati të gjithë lojtarët në dispozicio­n, kjo është një skuadër që do të provojë të shkojë në Europian. Dhe duke qenë se unë jam përgjegjës­i kryesor i këtij momenti të vështirë, sepse kam kërkuar të sillja një ide futbolli për këtë vit dhe për Ligën e Kombeve, dhe duke qenë se njerëzit arrogantë nuk ndryshojnë mendim, unë nuk kam asnjë lloj problemi të them që duhet të ndryshojmë. Duhet të ndryshojmë patjetër, sepse nuk kam kohë për të punuar me skuadrën dhe për t'i dhënë një kondicion fizik skuadrës. Nuk kam kohë të krijoj as futboll të evoluar dhe duhet të bëjmë diçka ndryshe. Historia thotë diçka tjetër dhe unë nuk jam budalla.

Çfarë do të ndryshojmë dhe a do të vijnë ndryshimet që nesër (sot)?

Duhet të tregojmë një ulërimë, të tregojmë krenarinë dhe mbi të gjitha faktin që jemi persona seriozë. Kur unë dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë. Unë jam një person serioz dhe vuaj shumë nga ky fakt. Sepse kërkoj ta bëj punën time me seriozitet, por dua të them se kam gabuar me idenë e futbollit që duhet të sillja. Kështu që do të ndryshojmë dhe do të ndjekim një rrugë tjetër, duke shpresuar që të jetë ajo e duhura.

Mund të ketë qenë i nxituar fakti që në fillim ishit shumë euforik me Shqipërinë?

Është normale që të ndodhem në një moment të vështirë për momentin. Por duhet të ndryshoj sepse ideja ime nuk është e duhura. Na mungonin 7-8 lojtarë kundër Norvegjisë. Por do të ndryshojmë jo për faktin se nuk mund ta sjell futbollin tim me këta lojtarë, por sepse nuk i stërvit përditë. Nëse do të punoja përditë me ta, do të ishte ndryshe. Kështu që në këtë skuadër duhet të prekësh sa më pak të jetë e mundur. Por, në këtë Ligë Kombesh kanë rënë nga kategoria shumë skuadra të tjera, por nuk kam dëgjuar që do të ndryshojnë trajnerin. Por, ky është problemi im i fundit.

Mendoni se ky vit duhet të kishte qenë një provë dhe pa objektiva?

Jo. Në Kombëtare nuk mund të bëjmë prova. U përpoqa të sjell një ide, por nuk shkoi. Liga e Kombeve ishte një ide për të shkuar në Europian, ndërsa tani kemi kualifikim­et direkte.

Ju sapo pranuat që gjithçka keni bërë ka qenë e gabuar dhe tani duhet një rrugë e re. Mendoni realisht se do ta keni kohën në dispozicio­n për të rifilluar projektin?

Kohë për të punuar ka mjaftueshë­m. Por nëse do të jem unë apo jo, atëherë merrni Dukën në telefon dhe pyeteni nëse do të filloj punën në mars apo jo. Unë kam kontratë deri në nëntorin e vitit 2019. Nëse shkoj në Europian do të vazhdoj, nëse jo do të rikthehem në shtëpi. Por, unë kam shumë respekt për veten dhe për personin që më paguan dhe po vuaj shumë.

Mos ndoshta jeni në kohën dhe në vendin e gabuar? Jo. Unë jam shumë i lumtur që jam trajner i Shqipërisë.

Si shpjegohet që jeni kaq shumë i lumtur, ndërkohë që e keni kthyer Shqipërinë shumë pas në vite me atë humbje ndaj Skocisë?

Çfarë duhet të bëj? Duhet të qaj? Jeta vazhdon.

Në një vend tjetër ndoshta...

Jo. Unë jam shumë i lumtur që ndodhem këtu.

Në një vit e gjysmë skuadra ka ardhur në rënie. Të gjithë thonë se jemi ne fajtorët, lojtarët dhe ju. Në përqindje, ju si mund ta ndani pjesën e fajit? Dhe nëse do të ishit ju presidenti Duka a do t'i jepnit besim Panuçit për të vazhduar

punën?

Përqindjen duhet ta bësh ti, sepse je gazetar. Për pyetjen tjetër nuk mund të përgjigjem sepse nuk jam unë Duka. Nëse ka besim do të vazhdojë të më japë besim, në të kundërt më dërgon në shtëpi. Por, kur ju thoni Kosova dhe Ukraina, nuk thoni kurrë që na mungonin 14 lojtarë.

Po, por Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare, edhe nëse është miqësore, edhe nëse mungojnë shumë lojtarë.

Po, por unë të them se pa 14 lojtarë nuk është kompetitiv­e. Dhe kur flet duhet të shikosh në sy, mos shiko celularin. Duhet të jesh profesioni­st.

Jam gjithmonë.

Tani që të pashë unë, nuk ishe sepse po shikoje në celular. Duhet të jesh i edukuar.

Edhe ti duhet të jesh.

Unë jam i edukuar.

Edhe unë.

Më bën për të qeshur ti, më beso. Më bën të qesh.

Çfarë do të ndryshojmë për ndeshjen, emrat ndoshta?

Jemi 16 lojtarë dhe do të ndryshojmë diçka, por në 2 ditë nuk mund të ndryshosh shumë. Sigurisht që do të rikthehen Hysaj dhe Basha, por kemi 3-4 lojtarë të dëmtuar.

Kur keni komunikuar me skuadrën ia keni shprehur dëshirën për të qëndruar dhe çfarë përgjigje keni marrë?

Këto që bëjmë ne janë takime private, ku kemi thënë mendimet, argumentet dhe temat delikate. Ne jemi të gjithë në një varkë dhe tani po lundrojmë në një det të trazuar. Duhet të bëjmë gjithçka për të shkuar në një det të qetë.

Cili është zhgënjimi më i madh që keni pasur deri tani në drejtimin e Kombëtares?

Unë kur humbas, jam gjithmonë i zhgënjyer. Fakti që nuk fituam grupin e Ligës së Kombeve, është një zhgënjim.

Përse u desh një vit dhe 13 ndeshje për të kuptuar që është nevoja për të ndryshuar idenë?

Sigurisht që përpara ndeshjeve zyrtare duhet të bësh prova dhe të krijosh ide të ndryshme mbi futbollin. Por, sipas profesorit këtu (referuar gazetarit që pati debatin), i cili mendon se jemi Brazili, duhet të fitojmë gjithmonë. Por nëse të

mungojnë lojtarët, është e vështirë. Shikoni Italinë. Në të gjitha ndeshjet e fundit ka fituar vetëm 2 herë. Mua nuk më pëlqen të gjej alibi, por është e vërteta. Kur mungojnë 7, 8, 9 lojtarë dhe ky zotëria këtu (referuar Mavrajt) kishte 9 muaj që nuk luante. Duhet të ndryshoj sepse lojtarët e mi luajnë në liga të ndryshme. Shikoni ndeshjen me Skocinë ku patëm shumë probleme fizike. Sepse ata luajnë të gjithë në Premier Ligë. Edhe Uellsi do të jetë më i fortë fizikisht se ne.

A e keni takuar presidenti­n Duka dhe a keni folur pas ndeshjes së fundit?

Jo, nuk kam folur më me presidenti­n.

Si është plani B për të ardhmen, sepse lojtarët mund të dëmtohen sërish dhe nuk mund të kenë minuta?

Unë skuadrën e kam në mendje dhe grupin e futbollist­ëve. Por, nga një vit deri tani janë 6-7 lojtarë që nuk i grumbulloj dot. 8 lojtarë në formacioni­n me Skocinë nuk luajnë me ekipet e tyre. Por ju këtë nuk e thoni kurrë, ndërsa për mua është një problem i madh. Nuk është alibi, por më shqetëson. Ideja për të luajtur futboll sulmues ishte e gabuar. Ndoshta është

më mirë të tërhiqemi.

Mediat argjentina­se kanë publikuar lajmin se interesohe­ni për Tomas Guidaran?

Po, e njoh kush është. Mbrojtës krahu. E kam parë, por nuk e kam kontaktuar kurrë.

Meqë jemi tek emrat dhe elementët, mos ndoshta duhet të hedhim vështrimin në kampionati­n shqiptar. Pse duhet një lojtar të shkojë jashtë dhe pastaj të grumbulloh­et?

Nuk është e vërtetë. Gavazaj u grumbullua kur ishte te Skënderbeu. Lilaj po ashtu. Guri u grumbullua kur ishte te Kukësi. Kur ka një lojtar shumë të mirë, ne e grumbulloj­më. Por, tani që Guri është jashtë për shembull, nuk e kam marrë sepse nuk ka luajtur me ekipin e tij.

Për çfarë do të vlejë ndeshja me Uellsin, për të harruar humbjen me Skocinë apo për lojtarët e rinj?

Kombëtarja është Kombëtare, siç tha gazetari pak më parë. Ne do të luajmë për ta fituar, por është e komplikuar. Lojtarët duhet të luajnë për të bërë një ndeshje serioze, sepse kur humbasim, humbasim të gjithë.

 ??  ?? Ish-kapiteni i kuqezinjve flet ekskluzivi­sht për gazetën: Dëshirë e përbashkët për të punuar me Dukën, por kam projekt 4-vjeçar tek AEK-u
Ish-kapiteni i kuqezinjve flet ekskluzivi­sht për gazetën: Dëshirë e përbashkët për të punuar me Dukën, por kam projekt 4-vjeçar tek AEK-u
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania