Panorama Sport (Albania)

Brazili e Franca dëmtojnë PSG-në, Nejmar-Mbape KO

-

Brazili kalon me shifrat minimale Kamerunin e drejtuar nga Klarens Sedorfi në miqësoren e luajtur në Angli, por sheh që të humbë pas vetëm 6 minutash lojë yllin dhe kapitenin e kombëtares, Nejmar. Sigurisht, që më shumë sesa Brazili, për gjendjen e sulmuesit trembet PSG-ja, duke parë se dhimbjet për Nejmarin, pas një tentative për të larguar një top janë dukur të forta, një tërheqje rrëzë kofshës, e cila nuk duket se mund të sjellë diçka pozitive, edhe pse vetëm sot do të mësohet diçka më mirë. Gjithsesi, për vetë “Seleçaon”, ky dëmtim rezultoi një “goditje” me fat, duke qenë se Riçarlison, ai që mori vendin e liderit të skuadrës, ishte edhe lojtari që vendosi ndeshjen. Pavarësish­t daljes së shpejtë të Nejmarit, skuadra e Tites ishte ajo që dominoi lojën, duke sulmuar me forca të shumta, por për avantazhin duhej pritur goditja e këndit e ekzekutuar nga Uillian, e cila gjen në zonë kokën e Riçarlison, që tund rrjetën në minutën e 45- të. Pas një pjese të parë pa asnjë goditje në portën rivale, Kameruni e nis më agresiv pjesën e dytë, por mungon pasaktësia përballë portës. Brazili kundërpërg­jigjet me Gabriel Zhezus që shkund shtyllën, ndërsa Ekambi për dy herë me radhë ka në këmbët e tij goditjen që mund të barazojë shifrat, por në të dyja rastet, ai nuk arrin që të kapë të papërgatit­ur portierin Ederson. Në minutat e fundit, provojnë që të mbyllin përfundimi­sht ndeshjen Uillian dhe Alan, por edhe portieri i afrikanëve përgjigjet siç duhet mes shtyllave të skuadrës dhe shifrat deri në fund do të mbeten të palëvizura nga 1-0, e firmosur që në pjesën e parë nga Riçarlison.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania