Panorama Sport (Albania)

Marota, sfidë totale Juves: Për 2 vjet titullin

Nga kinezët, besim total dhe fonde për të zbritur Juven nga “froni”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kur Bepe Marota fir mosi me Juven, në qershor të 2010-ës (qëndroi për 8 sezone në Torino), Interi sapo kishte festuar, vetëm 15 ditë më parë, titullin e pestë radhazi, "antipastë" e finales (së fituar) në Madrid. Vitin pasardhës, seria do ndalej nga Milani; nga 2012-a nisi "dinastia" bardhezi, që mban firmën edhe të ish-drejtuesit e administra­torit bardhezi të kërkuar nga Andrea Anjeli. Kur Marota të firmosë me Interin sezoni do jetë thuajse në mes, por objektivi i njëjtë: t'i japë fund supremacis­ë e t'u marrë "fronin" "pardonëve".

"GRUP I MADH" - Marota është kthyer mbrëmjen e djeshme në Itali pas vizitës në Kinë, ku ka takuar pronarët e Interit, familjen Zhang (gjithashtu në pronësi të grupit investitor "Suning") dhe lidhur me "ekskursion­in" në Azi është mjaftuar me një batutë, për "Il Giornale": "Eksperienc­ë e bukur, një grup i madh". Është gjithçka gati për "martesën": nga kontrata me klubin zikaltër Marota pritet të përfitojë 1.5 milionë euro në vit, plus bonuse të rëndësishm­e. Zyrtarizim­i, siç u raportua edhe dje, mendohet të shpallet pas Juve-Inter që luhet më 7 dhjetor, për të mos rrezikuar një përballje me ish-tifozët, rivalë të përjetshëm.

SFIDË "ZONJËS" - Sipas "Corriere dello Sport", pronarët e klubit zikaltër i kanë premtuar dorë të lirë në vendimmarr­je Marotës (edhe pse nuk pritet të ketë menjëherë "çek të bardhe"), duke i lejuar çdo lëvizje në merkato. Gjithmonë bazuar te mediat italiane nuk do ketë më "veto" në shitjen e ndonjërit prej yjeve:

kjo me synimin për të pasur një "thesar" të bollshëm në ndërtimin e një Interi konkurrues për t'iu afruar nivelit të Juventusit: synimi madhor i "Suning" është titulli brenda sezonit 2020-' 21. Por, me "Zonjën" ndërthuren edhe planet e merkatos: Rabio,

Marsial e Milinkoviç- Saviç janë "big"-ët, për të kaluar te talentet Ozan ( emër i ri: mbrojtës me vitlindje 2000 i Galatasara­jit) Tonali, Todibo, Barela, Andersen e Kieza. Shumë emra, shumë negociata të mundshme: sfidë në çdo front.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania