Panorama Sport (Albania)

Van Dajk, gol me “telekomand­ë” ndaj Gjermanisë

Një brez i artë dhe premtues po vjen për futbollin holandez

-

Pasi shkoi të festonte në vendin ku ndod heshin tifozët e skuadrës holandeze, pas shënimit të golit të barazimit në minutën e 91-të, Virxhil Van Dajk ishte planifikua­r të shkonte të sulmonte portën e gjermanëve disa minuta më parë. Pasi ishte në disavantaz­h të dy golave në minutën e 80-të, trajneri i portokalli­njve kërkoi me ngulm që skuadra e tij të shënonte të paktën dy gola për të kapur vendin e parë në grup. Mbrojtësi shtatlartë nuk zhgënjeu dhe bëri detyrën e tij të udhëzuar nga trajneri, i cili sipas letrës së publikuar nga "Daily Mail" duket qartë që ishte planifikua­r të sulmonte portën e Nojerit. Në fund, trajneri holandez buzëqesh duke parë që udhëzimi i tij rezultoi i suksesshëm. Holanda barazon me Van Dajk dhe renditet e para në Grupin A, duke lënë pas Francën dhe Gjermaninë. NJË BREZ I ARTË PO VJEN

Pasi ka një skuadër të mbushur me lojtarë me eksperienc­ë si Van Dajk, Depai, Vajnaldum dhe portieri Silesen. Koman ka meritë në integrimin e talenteve të tjerë të ardhur nga shkolla e famshme holandeze. Mbrojtësi De Ligt, vetëm 19 vjeç që luan për Ajaksin, po kërkohet nga shumë klube europiane. Një gjeni i vërtetë që në të ardhmen mund të bëhet një nga qendërmbro­jtësit më të mirë në botë, duke mësuar sigurisht edhe nga Van Dajk. Frenki De Jong është një tjetër diamant që po shkëlqen në arenën ndërkombët­are. Pas paraqitjev­e të mira me Ajaksin në Champions, mesfushori është një përzierje e Toni Kros me Ksavi Hernandez. Çmimi i tij ka shkuar në 71 milionë paund. Denzel Dumfris është 22 vjeç dhe luan për PSV në kampionati­n holandez. Mbrojtësi i krahut të djathë zhvilloi një ndeshje impresionu­ese me Francën dhe Gjermaninë. Shpejtësia dhe zgjuarsia taktike kanë bërë që shumë skuadra të kthejnë kokën nga ai. Xhastin Klajvert është vetëm 19 vjeç dhe te Roma është duke shfaqur talentin e tij. Ai luan si sulmues krahu dhe është gati të zëvendësoj­ë Arjen Roben që është larguar nga skuadra holandeze.

 ??  ?? Formacioni i Holandës në fundin e ndeshjes me Van Dajkun në sulm
Formacioni i Holandës në fundin e ndeshjes me Van Dajkun në sulm
 ??  ?? Matijas De Ligt dhe Frenki De Jong, e ardhmja e Holandës
Matijas De Ligt dhe Frenki De Jong, e ardhmja e Holandës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania