Panorama Sport (Albania)

Ibra bën pakt me “Djallin”, por ikën Higuain

Pret telefonatë­n nga Leonardo për të përqafuar Gatuzon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zlatan Ibrahimovi­ç i ka sytë te telefoni. Është duke pritur që ta telefonojë Leonardo, është duke pritur telefonatë­n kuqezi. E vetmja, e cila mund të bindë që të lërë përpara kohe aventurën në Amerikë me Los Anxhelos Galaksi për t'u rikthyer në Europë. Ka shumë oferta, por pret vetëm "Djallin". Kampioni suedez 37vjeçar dëshiron të largohet nga klubi amerikan, i cili dështoi të arrinte në zonën "Play-Off", pavarësish­t 22 golave të shënuar. Ibra ka në mendje vetëm rikthimin si kuqezi. Në artikullin e djeshëm të "Gazzetta dello Sport" shpjegohej situata dhe tratativa mes drejtorit teknik Leonardo dhe agjentit të futbollist­it, Mino Raiola.

AKORDI- Paraprakis­ht ekziston një pakt mes palëve. Për të përqafuar sërish "Djallin", Zlatan Ibrahimovi­ç nuk pretendon shumë para. Mund të kënaqet edhe me 2 milionë euro për gjysmë sezoni. Por, interesant është fakti që Mino Raiola dhe suedezi janë gati që të firmosin një kontratë vetëm për 6 muaj dhe për vitin e ardhshëm do të vendoset pas përfundimi­t të sezonit. Nëse Ibra do të arrijë t'i bindë drejtuesit, por edhe do të ndihmojë skuadrën për t'u rikthyer në Ligën e Kampionëve, atëherë do të ketë një tjetër kontratë për të ardhmen. Por fillimisht, Milani kërkon të njihet me sanksionet që do të marrë nga UEFA dhe pastaj do t'i përqendroj­ë forcat në transferim­in e Ibrahimovi­çit sërish në Serinë A. Ai i kënaq të gjithë, drejtuesit, tifozët, lojtarët dhe mbi të gjitha trajnerin Gatuzo. Kanë luajtur së bashku dhe e shpallën Milanin kampion dhe Rino sigurisht që do ta donte me vete një luftëtar të tillë. Ibra është riku-

peruar plotësisht nga dëmtimi në gju dhe ka marrë miratimin nga mjekët për të luajtur edhe në nivele të larta. Sigurisht, askush nuk do t'i kërkojë që të luajë 90 minuta çdo tri ditë. Por për Milanin, ai mund ta bënte edhe një sakrificë të tillë. Nuk e ka fshehur kurrë

admirimin që ka për këto ngjyra. Me një kampion të tillë, kuqezinjtë do të kishin një armë shtesë për të luftuar në garën për rikthimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Seria A do të ritakonte sërish një lojtar të madh. Në këtë moment, pritet vetëm zyrtarizim­i...

 ??  ?? Ibrahimovi­ç feston me Gatuzon golin e suksesit ndaj Juves, pak vite më parë
Ibrahimovi­ç feston me Gatuzon golin e suksesit ndaj Juves, pak vite më parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania