Panorama Sport (Albania)

Fitore për oksigjen, Dukës dhe Panuçit u duhet një vendim i drejtë

"Pas fitores trajneri meriton kohë, por rrethanat..."

- Nga NEPTUN BAJKO

Kjo ndeshje për mua pati një gjë pozitive: mënyra sesi u vendos ekipi në fushë, detyrat më të përcaktuar­a në...

Kjo ndeshje për mua pati një gjë pozitive: mënyra sesi u vendos ekipi në fushë, detyrat më të përcaktuar­a në aspektin mbrojtës si ekip në përgjithës­i dhe kujdesi për të mos gabuar. Mendoj që ekipi kishte ndryshim në pikëpamjen e lojës dhe ky ndryshim vinte pa dyshim nga kujdesi i tepruar i trajnerit, por në të njëjtën kohë ky takim nxori në pah çekuilibri­min që e ka shoqëruar skuadrën tonë dhe trajnerin në këto ndeshjet e fundit. Unë e kuptoj që është shumë e nevojshme pak qetësi. Arsyetim logjik i situatave, nëpër të çilat po kalon ekipi kombëtar si dhe marrëdhëni­et brenda dhe jashtë skuadrës. Thjeshtësi­a për t'u korrigjuar, aftësia për të kuptuar dhe parandalua­r situata që mund të bënin akoma më rënduese ndeshjen me Uellsin, kujdesi që u tregua veçanërish­t në pjesën e parë nxori në pah të gjitha të metat, gabimet me qëllim ose nga mosnjohja profesiona­le e kësaj loje, gjithashtu një situatë e tillë të bën të vuash dhe pa dyshim të humbësh edhe besimin.

Kur vihet në dyshim besueshmër­ia dhe aftësia profesiona­le është shumë e vështirë që një skuadër, aq më tepër kombëtarja, të përparojë në dy fronte: që skuadra, lojtarët, të gjejnë vetveten dhe në të njëjtën kohë të ndihmojnë edhe stolin e trajnerit. Ndeshja në këtë aspekt, e fituar me Uellsin, tregoi që optimizmi i shfaqur mbas saj fsheh shumë të meta dhe boshllëqe. Nuk jep shpresë për një të ardhme më të mirë dhe ekipi Kombëtar do të vazhdojë të vuajë midis asaj që është, ripërtërit­jes që duhet të bëjë dhe pjesëmarrj­es me dinjitet në aktiviteti­n ndërkombët­ar që po vjen.

Patjetër që trajnerit i duhet pak kohë për të reflektuar dhe në fund është po ai që do të vendosë nëse do t'ia vlejë barra qiranë për të rrezikuar.

Për mendimin tim, edhe pse oksigjeni i marrë në këtë takim miqësor vlen, gjykoj që e ardhmja është jo shumë shpresëdhë­nëse dhe optimiste. Trajneri nuk duhet të presë në pasivitet ngjarjet, përkundraz­i, duhet të reagojë dhe të reflektojë për ecurinë e mëtejshme.

Unë mendoj që trajnerit Panuçi i duhet dhënë edhe pak kohë, por kjo e grisur që ndodhi në këto ndeshjet e fundit dhe sidomos ajo me Skocinë, kjo e grisur pra, nuk mban më arna... Një vendim i drejtë ka më shumë vlera sesa dy vjet analiza, këshilla, qindra artikuj, kritika të mira ose jo. Pra, në këtë aspekt nuk e di kujt i takon ky vendim i drejtë: Panuçit apo presidenti­t. 0 shtë e thjeshtë të pranosh kur nuk ka ngelur më asgjë në dorë, sepse lojtarët duhet të jenë të përgjegjsh­ëm të tregojnë vlerat e profesioni­zmit, të kuptojnë në themel rëndësinë e ekipit Kombëtar. Ata luajnë për vete, mund të sakrifikoj­në një moment të vështirë që kalon ekipi dhe trajneri, e mandej të luajnë edhe për trajnerin e tyre. Por, kjo është dobësi nga të dyja palët: trajner- lojtar. Mendimi im është që të gjithë lojtarët që kanë përfaqësua­r ekipin Kombëtar të Shqipërisë, që të gjithë trajnerët që kanë pasur fatin të drejtojnë ekipin Kombëtar, qofsha i gabuar, por përvoja nuk ma lejon këtë, kemi vënë të gjithë me lugë, por kemi marrë me lopata. Ndaj, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vetëdijshë­m se çfarë përfaqësoj­në ata kur zbresin në fushë.

“Kur vihet në dyshim besueshmër­ia dhe aftësia profesiona­le është shumë e vështirë që një skuadër, aq më tepër kombëtarja, të përparojë në dy fronte: që skuadra, lojtarët, të gjejnë vetveten dhe në të njëjtën kohë të ndihmojnë edhe stolin e trajnerit ”

 ??  ??
 ??  ?? Festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Uellsit në miqësore
Festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Uellsit në miqësore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania