Panorama Sport (Albania)

Nevriku Trashi: Ju tregoj sekretet

“Motrat janë pika ime e dobët, jam beqar se nuk kam gjetur ndonjë femër të duhur”

-

Futbollist­i i Partizanit, Lorenc Trashi, në intervistë­n e dhënë për emisionin "7pa5" në "Vizion Plus" ka treguar disa nga sekretet e tij, që nisin nga hedhja e hapave të parë në futboll, karakteri i tij, ku e pranon se është nevrik, marrëdhëni­a e veçantë me dy motrat binjake, jeta private, objektivat e afërt me "demat"...

Futbollist­i i Partizan it, Lorenc Trashi, në intervistë­n e dhënë për emisionin “7pa5” në “Vizion Plus” ka treguar disa nga sekretet e tij, që nisin nga hedhja e hapave të parë në futboll, karakteri i tij, ku e pranon se është nevrik, marrëdhëni­a e veçantë me dy motrat binjake, jeta private, objektivat e afërt me “demat”, si dhe pritshmëri­në për të marrë një ftesë nga Kombëtarja. Trashi shpreson që ky të jetë viti i duhur që Partizani të shpallet kampion, si dhe pohon që Skënderbeu mbetet ekipi për t’u mundur.

Si nis një ditë e juaja? Zakonisht, siç e nis çdo njeri. Me një zgjim, një kafe në mëngjes, më pas hamë drekën.

Një futbollist stërvitet çdo ditë?

Patjetër, çdo ditë të javës dhe në fundjavë është ndeshja.

Si ka lindur marrëdhëni­a juaj me futbollin? Kur e kuptuat që është pjesë shumë e rëndësishm­e e jetës tuaj?

Futbollin e kam filluar në qytetin tim të Gramshit. Si çdo fëmijë i vogël që ka pasur pasion futbollin dhe unë e kam ndjekur futbollin. E kam kuptuar nga mosha 1516 vjeç që futbolli ishte një gjë shumë e rëndësishm­e për mua. Vendosa ta ndjek akoma më shumë dhe arrita deri këtu.

Cili është ai person që ia dedikon gjithë suksesin?

Pa dyshim është familja ime. Është ajo që më ka ndjekur dhe më ka dhënë shtysë për çdo gjë, veçanërish­t është babai im që ka insistuar më shumë. Ja di shumë për faleminder­it familjes.

Lorenci deri në 2020 te Partizani, si mund ta komentoni kontratën që keni firmosur?

Kontrata e vjetër më përfundont­e në 2019- ën, jam ulur, kam biseduar me presidenti­n dhe për të mirën e punës time dhe për të mirën e ekipit, kam rënë dakord që ta zgjas kontratën. Deri në 2020 kam kontratën, po ngelet për t’u parë nëse do jem pjesë deri në këtë vit, se shpresoj që mund të kem ndonjë ofertë më të mirë dhe mbase lëviz.

Si është marrëdhëni­a juaj me drejtuesit e klubit?

Mua faktikisht më cilësojnë si lojtar pak nevrik, por dhe karizmatik nga ana tjetër sepse mbahem si një nga lojtarët që bëj më shumë humor tek ekipi, ndonjëherë ato nervat nuk mund t’i përmbaj dot dhe i kam shprehur te lojtarët dhe te stafi. Mendoj që kjo është gabim, por njeriu nga gabimet mëson.

Do t’iu shohim një ditë te Kombëtarja e Shqipërisë, keni marrë një ftesë?

Në çdo intervistë është kjo pyetja e Kombëtares. Faktikisht do të dëshiroja

shumë të isha pjesë e Kombëtares, por nuk është në dorën time gjithçka. Mua më ngelet vetëm të jap atë 100 përqindësh­in tim si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që një ditë të kem qoftë edhe një ftesë, do isha shumë i lumtur të tregoja aftësitë e mij dhe sa vlej.

Do arrijë Partizani ta fitojë titullin këtë vit?

Partizani nuk ka qenë vetëm këtë vit pretendent për titullin kampion. Ky është viti i 5-të që jam te Partizani, dhe vitet e kaluara kemi qenë pretendent për titullin kampion. Për shumë

rrethana nuk kemi mundur që të dalim kampion. Ky është vit më ndryshe nga të tjerët. Jemi një ekip pa bujë dhe emra të mëdhenj. Shpresoj që ky vit të jetë i duhuri, nuk them se jemi për kampion, por mendoj që po bëjmë një punë shumë të mirë.

Cilin nga ekipet shikoni si konkurrent­e më të fortë, Skënderbeu­n, Kukësin…?

Nuk mund të ndaj asnjë, por renditja tregon se Skënderbeu është ekipi për t’u mundur. Është një ekip shumë i fortë, duke parë që pati një lëkundje nga ky dënimi që ka marrë. Të gjithë mendonim që nuk do të ishte më pretendent­e. Ja që bazën e ka, është po aty shumë e fortë, mendoj që në lojë janë dhe Kukësi me Flamurtari­n.

Çfarë mund të na thoni për jetën private?

Statusi im është beqar. Akoma nuk kemi asgjë.

Çfarë tiparesh dhe karakteris­tika duhet të ketë një femër që t’iu bëjë përshtypje?

Deri tani nuk kam gjetur ndonjë femër të duhur. Kam lënë atë pjesën e rinisë dhe mbase është herët për kështu gjërash. Jam tek ajo pjesa që ta shijojmë akoma rininë. Në qoftë se unë do jem me një person, s’mund të jem

kaq i lirshëm.

Keni dhe 2 motra binjake, si është marrëdhëni­a me to?

Motrat janë pika ime e dobët. Janë 2 persona shumë të veçantë për mua që realisht i dua shumë fort. Ato më përkrahin dhe unë i përkrah gjithashtu. Kemi marrëdhëni­e shumë të mira.

Si është në Shqipëri të merresh me futboll? Ja vlen? Vlerësohet një futbollist aq sa duhet?

Në Shqipëri është diçka tjetër, që nuk të jepet shumë mundësia. Është dhe pak fat. Unë mendoj që në futboll është më shumë fat edhe puna që s’diskutohet, por fati është gjëja më e rëndësishm­e. Është dhe pjesa e mundësive të familjes, varet sa e ndjek familja. Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, po s’pate mbështetje nuk ia dal. Mbështetja, besimi dhe puna janë 3 gjerat më të rëndësishm­e.

Cili është objektivi juaj personal, ku do t’ju shikojmë pas disa vitesh?

Objektivi im personal është të fitoj trofe me Partizanin. Shpresoj që ta fitoj shumë atë trofeun. Si çdo futbollist tjetër, edhe unë në aspektin personal preferoj të luaj në një ligë më të fortë në Europë. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe me ndihmën e klubit.

 ??  ??
 ??  ?? Lorenc Trashi me dy motrat binjake
Lorenc Trashi me dy motrat binjake

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania