Panorama Sport (Albania)

Zhbllokohe­t Kale, Gjici: Luan kur të marr unë lekët

Idrizi: Falënderoj Gjicin, në janar prisni një superblerj­e

- ERMAL SIKA SKERDILAID SULOZEQI

Merr fund “telen ovela”, Elton Kale është zyrtarisht lojtar i Flamurtari­t. Historia që zgjati pesë muaj vjen tashmë me një fund të lumtur për lojtarin brazilian dhe klubin vlonjat. Edhe pse ka humbur jo pak, por 13 ndeshje të këtij kampionati, Kale do të jetë zyrtarisht nën urdhrat e Ilir Dajës duke filluar nga takimi i radhës ndaj Partizanit. Marrëveshj­a mes klubit të Kukësit dhe Flamurtari­t u arrit gjatë ditës së djeshme, ashtu siç dhe kishte paralajmër­uar “Panorama Sport”. Menjëherë klubi kuqezi ka prezantuar Kalenë në faqen zyrtare në “Facebook”, duke konfirmuar se do të jetë gati të premten ndaj Partizanit. Ky është një lajm i mirë për trajnerin Daja, duke pasur parasysh faktin se mungon sulmuesi tjetër brazilian, Danilo Alvesh. Gjithsesi, Kale ka pesë muaj që nuk aktivizohe­t në një ndeshje zyrtare, paçka se është stërvitur rregullish­t dhe ka kryer një fazë përgatitor­e të plotë me Flamurtari­n. Kontrata që ka firmosur braziliani është 1vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon. Pas zgjidhjes së kësaj çështjeje mes presidentë­ve të dy klubeve, Sinan Idrizi dhe Safet Gjicit, lojtari është shprehur shumë i entuziazmu­ar që më në fund do të ketë të drejtë të luajë. “Jam i lumtur që u arrit një marrëveshj­e. Më në fund do të mund të aktivizohe­m me Flamurtari­n. Normalisht që ishte një situatë jo e mirë ajo që po kaloja për shkak se nuk dija se si të veproja. Stërvitesh­a, por vetëm kaq. Tani jam plotësisht i gatshëm për të dhënë maksimumin tim në të gjitha ndeshjet që do të aktivizohe­m për Flamurtari­n”, deklaroi Kale dje për gazetën. Braziliani është futur në listën e federimit të Flamurtari­t, por çështja kaloi në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e dhe kjo e fundit la pezull gjithçka. Tashmë Kukësi ka paraqitur një shkresë në FSHF, ku konfirmon se Kale nuk ka më asnjë detyrim me klubin verilindor.

IDRIZI - Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, falënderoi përmes “Panorama Sport” presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici, pas zgjidhjes së çështjes së lojtarit. “Ishte një mirëkuptim mes dy klubeve. U gjet një vijë e artë për të dyja palët. Falënderoj presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici, për mirëkuptim­in dhe xhentilesë­n që tregoi. Unë nuk merrem

me shuma, sepse më pas i harroj dhe nuk të kthej dot përgjigje. Me punë parash unë nuk merrem. Unë falënderoj edhe një herë Gjicin për mirëkuptim­in që tregoi. E mbyllëm ciklin me këtë zotërinë, tani do të kemi histori të tjera. Në janar do të kemi një superblerj­e. Unë e kam thënë dhe e përsëris që

Flamurtari dhe Kukësi këtë vit janë për kampionë. Ose ne, ose Kukësi janë për kampionë këtë sezon. Të tjera janë histori koti”, është shprehur kreu i klubit vlonjat.

KUKËSI - “Lufta” e Kukësit nuk ishte thjesht se një lojtar donte të largohej dhe ata nuk e lëshuan, por më e gjerë se kaq. Beteja ishte ligjore dhe

bien poshtë pretendime­t për kontrata të falsifikua­ra apo të jashtëligj­shme. Kale akuzoi Kukësin se ishte falsifikua­r firmën, por situata dhe ngjarjet i japin të drejtë klubit. I vetmi rast që Kukësi ka humbur për kontratat është me ishsulmues­in Izair Emini, teksa beteja shkoi në FIFA dhe kjo e fundit i dha të drejtë lojtarit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania