Panorama Sport (Albania)

Duka: Trajnerin e mbështeta, skuadrës t’i kthehet besimi

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mendon se fitorja ndaj Uellsit nuk mund të thuhet se ndryshon ndonjë gjë të madhe për situatën ku është Shqipëria, teksa vjen pas dështimit në Ligën e Kombeve. Duka foli për mediat menjëherë pas ndeshjes së djeshme, teksa pyetjet për të ardhmen e Kristian Panuçit i dribloi, duke mos dhënë konfirmimi­n e plotë se do të vazhdojë të jetë italiani në krye të stolit. “Rezultati është pozitiv, por pjesa e parë nuk ishte e mirë. Por, mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, kjo fitore i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës”, deklaroi fillimisht Duka. Pas ndeshjes, trajneri Panuçi deklaroi se ishte takuar me presidenti­n. Ky i fundit, i pyetur për dhënë detaje në lidhje me atë që i kishte thënë trajnerit, u shpreh: “Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajnerin dhe ekipin për të marrë rezultat pozitiv ndaj Uellsit. Kjo fitore nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve. Nëse u kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te djemtë, sepse nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim”. Në fund presidenti i FSHF-së komentoi edhe rikthimin e disa lojtarëve me eksperienc­ë në Kombëtare, që luajtën si titullarë. “Ata që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan. Në ekipin kombëtar duhet të luajnë ata që janë më të mirët në atë moment”, përfundoi Duka.

 ??  ?? Duka, dje në tribunën VIP i shoqëruar nga ish-lojtari i Kombëtares, Arjan Peço
Duka, dje në tribunën VIP i shoqëruar nga ish-lojtari i Kombëtares, Arjan Peço

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania