Panorama Sport (Albania)

Analiza / Duka luan Europianin, Panuçi në “dorë” të lojtarëve

-

Është komplikuar akoma më shumë raporti mes Dukës dhe Panuçit pas ndeshjes së djeshme. E çuditshme, por e vërtetë: situata është bërë më e palexueshm­e pikërisht pas një fitoreje. Çdo rezultat tjetër veç fitores dje do të kishte vulosur shkarkimin e Panuçit, por triumfi me Uellsin dhe më pas ai festim i bujshëm në dhomat e zhveshjes me skuadrën kanë vënë në dilemë Dukën. Nga njëra anë ai është i vetëdijshë­m se një miqësore nuk mund të mbulojë dështimin në një kompeticio­n zyrtar. Është i vetëdijshë­m edhe se sa ndikoi arbitri në fitoren me Uellsin dhe po ashtu i vetëdijshë­m se filozofia e ndjekur nga Panuçi ka rezultuar një dështim. Për të gjitha këto, pas humbjes 4-0, Duka ishte gati ta shkarkonte Panuçin. Është ende në dilemë edhe tani. Dje nuk e konfirmoi trajnerin, thjesht bëri rolin e “babaxhanit” që nuk ngutet për të marrë një vendim të rëndësishë­m. Por më shumë se sa kaq, dje tregoi se është edhe vetë i paqartë. Nga njëra anë tha se “një fitore në miqësore nuk ngre peshë dhe nuk e bën skuadrën më të mirë”, ndërsa nga ana tjetër deklaroi se “trajnerit duhet t’i japin besim të gjithë”. Një deklaratë si kjo është vështirësi­sht e deshifrues­hme edhe për vetë Panuçin. Po çfarë do të ndodhë tani që nuk ka më as ndeshje Kombëtarja deri në mars? Me shumë gjasë, një rol

të dorës së parë do ta luajnë edhe vetë futbollist­ët. Presidenti­t të federatës nuk i pëlqen kjo gjë. Asnjëherë nuk e ka honepsur protagoniz­min e tyre më shumë sesa duhet dhe për këtë mjafton të kujtojmë rastin e Igli Tares... Por tani është “i detyruar” të kuptojë nëse këta lojtarë janë të gatshëm të luftojnë për këtë trajner apo jo. E kemi fjalën për ata me peshë në ekipin përfaqësue­s. Duka nuk do të nxitohet të marrë një vendim përfundimt­ar. Do të “blejë” informacio­n për të kuptuar nëse ka ndryshuar realisht atmosfera brenda ekipit. Nëse skuadra është e bindur plotësisht që të vazhdojë me italianin, ka shumë të ngjarë që ta lërë në detyrë dhe të marrë riskun përsipër që edhe fushatën e eliminator­eve të Europianit ta nisë bëjë me Panuçin. Nëse kupton se shumica e skuadrës nuk ka besim te trajneri, ka të ngjarë që Duka të rinisë të studiojë prishjen e kontratës me teknikun. Europiani është jetik për arkat e FSHF-së, imazhin e konsumuar të Dukës në këto 16 vite dhe për investimet e rëndësishm­e në futboll. Prandaj, Duka nuk do të nxitohet të marrë një vendim përfundimt­ar dhe do kërkojë të bindet nëse trajneri e ka apo jo skuadrën me vete. Është thjesht një “bast” i dytë me Panuçin dhe faturën si gjithmonë do ta mbajë të gjithën për vete. Sepse në fund të fundit, është zgjedhje ekskluzive e tij dhe nuk ka kush t’i kërkojë llogari...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania