Panorama Sport (Albania)

Tifozët pushtojnë fushën, Balaj do fanellën e Bejlit

Kontroll me qen antieksplo­ziv makinës së Ilir Shulkut

- VLADIMIR MEMA

Uellsianët zbarkuan në Elbasan që në mesditë, me një autokolonë autobusësh. Britanikët e shfrytëzua­n mundësinë e ardhjes në Shqipëri edhe për t3u njohur me kulturën e vendit tonë. Në Elbasan vizituan kalanë e qytetit, ndërsa më pas u ulën nëpër lokale. Një pjesë e mirë e tyre u 4 harruan 6 nëpër bare dhe vetëm kur filloi ndeshja mbërritën në stadium. Numri i tyre shkonte afro 2 mijë, duke mbushur tribunën pas portës. Ndërkohë, në total kishte afro 4 mijë tifozë dhe dukej sikur Shqipëria luante jashtë fushës, jo në shtëpinë e saj. 4 Panorama Sport6 ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Si rrallëherë, presidenti i FSHF-së mbërrin në stadium 1 orë e 30 minuta para se të startojë ndeshja, pikërisht në momentin kur në stadium erdhi edhe skuadra. Nuk u pa shumë i qetë gjatë mbërritjes, kjo edhe për shkak të situatës me trajnerin.

* Kontrolli me qen antieksplo­ziv u bë në stadium katër orë para startimit të sfidës. Ndërkohë, të gjitha makinat që u parkuan në ambientet e stadiumit u kontrollua­n për eksplozivë dhe këtij kontrolli nuk i shpëtoi as sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

* Kur ekipi i Uellsit po kryente nxehmjen, disa fëmijë të vegjël u afruan te rrethimi i fushës dhe thërrisnin emrin e Bejlit, duke pritur ndonjë përshëndet­je nga ana e tij.

* I vetmi grupim nga tifogrupet shqiptare në stadium ishin 4 Tifozat Kuq e Zi 6 . Edhe pse të paktë në numër, nxorën një banderolë thumbuese ndaj skuadrës sonë: 4 Kërkojmë djersën për fanellën kuqezi, rezultatet s3kanë rëndësi6.

* Në minutën e 35-të ka një përplasje në fushë midis lojtarëve, pas ndërhyrjes së Bruks ndaj Xhakës. Gigs po ankohej, ndërsa Panuçi po i bënte me dije që u përdor bërryli ndaj lojtarit tonë. Në këtë moment dy trajnerët afrohen pranë njëri-tjetrit dhe sqarohen. Në fund, ka një këshillim edhe të gjyqtarit ndaj Gigsit, për shkak të protestave.

* Panuçi doli para lojtarëve në fushë pas pushimit të pjesës së parë dhe po qëndronte në këmbë para pankinës për startimin e pjesës së dytë.

* Në momentin e penalltisë së Balajt, Panuçi u kthye me fytyrë nga pankina, por në fund nuk mund t3i rezistonte dot dhe e ktheu kokën për një moment që të shihte golin.

* Në momentin e aktivizimi­t të yllit të Realit të Madridit, Garet Bejl, stadiumi nuk i kurseu duartrokit­jet për të.

* Në minutën e 66-të, Uellsi pretendon për penallti, proteston Gigs te gjyqtari i katërt, ndërkohë që Panuçi hap duart nga pankina mike për t3i thënë se çfarë po pretendojn­ë.

* Në të 83-ën Bejl shkakton faull ndaj Xhakës dhe kryesori i nxjerr të verdhën, me stadiumin që nuk i kursen vërshëllim­at. Më pas Bejl i kërkon falje Xhakës dhe i jep dorën.

* Në minutat shtesë Panuçi ankohet për një rivënie anësore që nuk iu dha skuadrës sonë, ndërkohë që Gigs kap topat për të shpejtuar lojën.

* Për të 4markuar6 si duhet Garet Bejlin nga ndonjë tentativë e tifozëve për t3iu afruar, ishin marrë masat që ai të shoqërohej nga dy bodigardë dhe kjo u vu re në fund të ndeshjes, kur hyri në dhomat e zhveshjes.

* Pas vërshëllim­ës së gjyqtarit, në fushë ka pasur kaos për disa minuta. Bekim Balaj kërkoi fanellën e Garet Bejlit, por ky i fundit nuk pranoi për momentin, duke ia bërë me shenjë: 4Shihemi te dhomat6. Ndërkohë që lojtarët po takoheshin dhe shkëmbenin fanellat, tifozët hapën dyert e emergjencë­s dhe hynë në fushë. Fillimisht ishin fëmijët në tribunën ballore që shkuan te lojtarët, ndërsa pas tyre u hap porta e sektorit pranë tribunës qendrore. Edhe pse bëhej fjalë për një hyrje miqësore, me tifozët që kërkonin foto apo fanella nga futbollist­ët në fushë.

 ??  ?? Në përfundim të ndeshjes, shumë tifozë janë futur në fushë me synim për të takuar yllin e Real Madridit
Në përfundim të ndeshjes, shumë tifozë janë futur në fushë me synim për të takuar yllin e Real Madridit
 ??  ?? Jo vetëm Bejl me stjuartë personal, por edhe Elseid Hysaj
Jo vetëm Bejl me stjuartë personal, por edhe Elseid Hysaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania