Panorama Sport (Albania)

Y & O '

-

Një penallti i dha fitoren Shqipërisë ndaj Uellsit dhe autori i golit ishte bomberi shkodran, Bekim Balaj. Në deklaratën për TVSH, ai ka shpjeguar ndjesinë dhe çfarë sjell ky triumf. "Më vjen mirë që jam protagonis­t sot (dje) dhe vjen pas një momenti të vështirë në Shkodër. Në këtë ndeshje përqendrim­i ishte maksimal nga të gjithë dhe luajtëm si skuadër", tha fillimisht ai. Më tej, komentoi edhe diferencën e rezultatev­e, ndërkohë që Skocia dhe Uellsi janë kundërshta­rë të njëjtë. "Nuk është justifikim rezultati që morëm në Shkodër, por i kuqi i prishi punët. Kualifikim­i? Nuk arritëm dot nga kjo rrugë dhe presim shortin. Në mars na presin beteja të tjera. 11-metërshi? Dëshira ishte e madhe për të shënuar nga të gjithë. Unë kisha kohë të gjatë pa shënuar dhe dëshironin të gjithë të shënonin sot", tha Balaj. Penalltia

Ndërkohë, në deklaratën për "SuperSport", Balaj ka marrë një kritikë nga ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi. Ja kundërshti­a në mendim e ishtrajner­it me bomberin: Hafizi: Balaj, nuk doja të flisja, pasi ti duhet të jesh me këmbë në tokë, por penalltinë nuk e ke goditur mirë.

Balaj: Mund të them se penallti e bukur është ajo që përfundon në rrjetë.

Hafizi: Teknikisht nuk e ke gjuajtur mirë. Një portier tjetër me këmbë do ta kishte pritur. Balaj: Përqindja më e madhe e realizimit të penalltive është në mes.

Hafizi: Ajo është tjetër gjë, por po u mundove edhe një herë në atë formë, besoj se do e humbësh.

Balaj: Në mes janë më të sakta, sepse portierët hidhen. Hafizi: E mirë, vazhdo…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania