Panorama Sport (Albania)

Kosova në histori, thyen azerët dhe e mbyll në krye

Zeneli me 3 gola dhe Rrahmani shkërmoqin azerët në "Fadil Vokrri"

- ILIR CARA

Dy vite pas pranim it në FIFA, Kosova shkruan historinë në futbollin ndërkombët­ar, ku me fitoren 4-0 ndaj Azerbajxha­nit kanë siguruar vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve. Heroi i kësaj fitoreje ishte Arbër Zeneli, që shënoi tregolësh në këtë takim. Fadil Vokrri nuk jeton, por në stadiumin që mban emrin e legjendës së futbollit kosovar dhe presidenti­t të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, mbrëmë "Dardanët" kanë realizuar një nga ëndrrat dhe aspiratat e tij. Me në krye trajnerin Bernard Shaland, përfaqësue­sja kosovare hedh një hap të madh dhe tani pret të përballet me Maqedoninë në raundin "play-off" të Ligës D të Ligës së Kombeve. Përballja me Maqedoninë do të luhet në Shkup, ndërsa Gjeorgjia, si ekipi me arritjet më të mira në Ligën D, do të përballet me Bjellorusi­në, që në renditjen e kësaj lige u rendit e katërta, pas Maqedonisë dhe Kosovës. Fituesit e çifteve MaqedoniKo­sova dhe GjeorgjiBj­ellorusi do të diskutojnë më pas finalen për të siguruar biletën kualifikue­se për në Kampionati­n Europian të 2020-ës. Gjithsesi, Kosova ka shkruar një faqe të lavdishme në histori si përfaqësue­se në futbollin ndërkombët­ar.

NDESHJA- Kosovës i mjaftonte një pikë ndaj Azerbajxha­nit,

por në një atmosferë festive dhe elektrizue­se që kishin krijuar tifozët kosovar në stadiumin "Fadil Vokrri, "Dardanët" morën një fitore të madhe, 4-0. Trajneri Shaland surprizoi me zgjedhjet e tij, pasi porta iu besua 20vjeçarit të Mançester Sitit, Arijanet Muriçi, duke ulur në stol kapitenin Samir Ujkani.

Takimi nisi vrullshëm për "Dardanët", pasi e gjejnë golin që në minutën e dytë. Benjamin Kololli jep një asist për Zenelin, i cili me një goditje mjeshtëror­e zhbllokoi rezultatin, 1-0 për Kosovën. Pas golit Azerbajxha­ni mori iniciativë­n, por Kosova kontrolloi gjithçka. Goditjen e parë në portë në pjesën e parë

azerët e kryen në minutën e 40-të, por portieri Muriçi kontrollon topin. Pjesa e dytë nisi njëlloj si e para, pasi pa kaluar minuta e pestë shënon sërish Kosova dhe protagonis­ti është i njëjtë, Arbër Zeneli. Vedat Muriqi shërben për Zenelin, i cili me qetësi e çon rezultatin në 2-0. Në minutën e 61të, Kololli lëshon një harkim në zonën mike dhe Rrahmani me kokë e dërgon topin në rrjetë, 3-0 për Kosovën. Pas këtij goli ka festë te Kosova dhe trajneri në vijim kryen edhe tre zëvendësim­et, duke freskuar ekipin me Nuhiun, Zhegrovën dhe Halimin. Në minutën e 76-të Zeneli me një tjetër gjuajtje mjeshtëror­e shënon një supergol, duke vulosur suksesin e tij personal dhe të Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania