Panorama Sport (Albania)

Dardanët, me dy ndeshje mund të arrijnë Europianin

Rregullorj­a për gjysmëfina­let dhe "Final Four"

-

Liga e Kombeve mby lli siparin e saj të fazës së grupeve dhe ditën e djeshme u përcaktuan disa nga verdiktet kryesore. U mësuan skuadrat që siguruan ngjitjen një Ligë më sipër (nga D në C, nga C në B, nga B në A) dhe ato që ranë një ligë më poshtë (nga A në B, nga B në C dhe nga C në D). Fitueset e çdo grupi në çdo Ligë siguruan ngjitjen, ndërsa ato që e mbyllën në vendin e fundit ranë një Ligë më poshtë. Kujdes: Me përjashtim të Shqipërisë, e cila ishte pjesë e një grupi me tre skuadra dhe u bë një renditje e posaçme mes skuadrave të vendeve të treta të Ligës C ku bënte pjesë Kombëtarja kuqezi dhe nga kjo renditje e pësoi Qipro. Pra Shqipëria qëndroi në Ligën C edhe për sezonin e dytë, ndërsa lajmi pozitiv erdhi nga Kosova që siguroi një biletë për Ligën C. Por, nga Liga e Kombeve pati edhe verdikte të hidhura për skuadra të mëdha si Gjermania që ra nga Liga A në B.

"FINAL FOUR"- Tani Liga e Kombeve merr një kthesë dhe bën një ndarje. Skuadrat fituese të grupeve në Ligën A (Portugalia, Holanda, Zvicra dhe Anglia) do të përballen me njëra-tjetrën për të përcaktuar se cila prej tyre do të jetë fituesja e parë e këtij turneu europian. Çiftet mes katër skuadrave do të përcaktohe­n me short, i cili do të hidhet në 3 dhjetor në 14:30 në Dublin. Dy fituesit e gjysmëfina­leve do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në Portugali. Gjysmëfina­let do të luhen në datat 5-6 qershor dhe finalja në 9 qershor, e cila do të shpallë fituesin e Ligës së Kombeve.

"PLAY-OFF"- Por Liga e Kombeve është një shans i artë për skuadrat që nuk arrijnë të kualifikoh­en në "Euro 2020" nga eliminator­et e ardhshme.

Pra, Kosova (si shembull) ka një rrugë më të shkurtër për të shkuar në Europian. Fillimisht do të luajë një gjysmëfina­le me Maqedoninë në Shkup dhe nëse kalon do të luajë finalen e Ligës D me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi. Por si bëhet kjo ndarje? Fituesit e grupeve të çdo Lige (me përjashtim të A-së) renditen nga më i miri te më i dobëti në bazë të pikëve (ose golavarazh­it). Dhe ekipi i parë luan me të katërtin dhe i dyti me të tretin. Ky rregull ndiqet për Ligën B, C dhe D. Fituesi i këtyre finaleve do të sigurojë një vend në Europianin 2020.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania