Panorama Sport (Albania)

Kastrioti ka “armën” plus, Nica e di si ndalet Laçi

- Bujar Balliu

Pavarësish­t reshjeve të shiut, Kastrioti ka vijuar normalisht përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Krutanët po e përgatisin me mjaft kujdes këtë sfidë. Trajneri Stavri Nica, duke pasur kohën e mjaftueshm­e në dispozicio­n, është munduar të minimizojë gabimet e bëra në ndeshjet e mëparshme. Ecuria e deritanish­me e krutanëve nuk ka qenë sipas pritshmëri­ve të drejtuesve, por fitorja e fundit ndaj Kamzës ka dhënë sinjale shpresë dhe besim se Kastrioti mund t’ia dalë të mbijetojë këtë sezon në Kategorinë Superiore. Përballja me Laçin do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, pasi kurbinasit kanë zhvilluar ndeshje mjaft të mira, duke u renditur ndër ekipet e kreut, mirëpo krutanët me në krye trajnerin “ekspert” Stavri Nica do të luftojnë për të treguar se nuk janë më ajo skuadra e para disa javëve. Në skuadër ka optimizëm dhe besim se Kastrioti mund të jetë një skuadër që do të luftojë si e barabartë kundër çdo kundërshta­ri. Tekniku Nica, duke qenë një ish i Laçit për shumë vite, gjatë këtyre ditëve ka implementu­ar te lojtarët skema të veçanta që i përshtaten këtij kundërshta­ri. Në fakt, drejtuesve dhe futbollist­ëve të Kastriotit u ka mbetur peng barazimi me kurbinasit në fazën e parë të kampionati­t në stadiumin “Redi Maloku”. Një barazim që erdhi në minutën e fundit, ku kurbinasit shënuan me Fangajn. Tanimë, edhe pse në transfertë, krutanët do të udhëtojnë drejt Laçit për të marrë maksimumin, pavarësish­t vështirësi­ve. “Arma” plus është pikërisht Nica, që e njeh mirë mentalitet­in e kurbinasve dhe di se si mund të ndalen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania