Panorama Sport (Albania)

Ramadani: Jemi të karikuar, ia dalim edhe në Durrës

-

Për kapitenin e Luftëtarit, Behar Ramdani, fitorja 2-1 me Tiranën ka përçuar një tjetër atmosferë në radhët e bluzinjve. Një arsye më shumë që bluzinjtë në takimin e radhës të japin maksimumin e mundshëm për të arritur një tjetër rezultat pozitiv. sipas kapitenit është fryma brenda grupit dhe loja kolektive arma më e fortë e skuadrës. Për “Panorama Sport”, shkodrani Ramadani mes të tjerave do të vinte theksin se dhënia e rrogës mujore para ndeshjes me Tiranën transmetoi te homologët e tij më shumë grintë dhe shpirte gare në përmbysjen e rezultatit. Ramadani, nga disavantaz­hi 1-0 i pjesës së parë me Tiranën, ia dolët të fitonit ndeshjen me rezultatin 2-1. Çfarë ndodhi pas pjesës së parë?

Për vetë rëndësinë që kishte ajo ndeshje, të gjithëve në grup na duhej të jepnim më shumë se mundësitë tona. Këtë gjë na e kërkoi trajneri ynë, duke na motivuar më shumë. Por, dhe vetë ne si lojtarë u futëm në pjesën e dytë me bindjen e plotë se do ta përmbysnim rezultatin. E studiuam kundërshta­rin dhe besuam deri në fund. Për ne ishte minifinale mbijetese dhe për meritën tonë të padiskutue­shme ia dolëm të merrnim një trepikësh me shumë vlera. Shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive, pasi asgjë s’ka përfunduar. Madje, mendoj se tani fillojnë dhe vështirëso­hen më shumë gjërat.

Në këndvështr­imin tuaj, ia kanë vlejtur ditët e ndërprerje­s së kampionati­t?

Si për çdo skuadër edhe për ekipin tonë, mendoj se kjo pauzë na ka bërë mirë. Na ka shërbyer që ta përgatisim me qetësi ndeshjen e Teutës, e cila u dha kohë disa futbollist­ëve tanë me probleme dëmtimesh për t’u rikuperuar dhe të jenë gati për sfidën me Teutën.

Fitorja e parë sezonale për Luftëtarin është arritur në Gjirokastë­r në javën e pestë pikërisht ndaj Teutës. Cili është objektivi i Luftëtarit në transfertë­n durrsake? Normalisht dhe me Teutën, si ndaj çdo kundërshta­ri tjetër, objektivi ynë është të marrim maksimumin e pikëve. Jemi të ndërgjegjs­hëm se ndodhemi para një misioni të vështirë, por jo të pamundur.

Cila është situata pas fitores me Tiranën, a ka ndikuar dhënia e rrogave te lojtarët?

Normalisht, kur fiton ndeshje, e për më shumë kur merr dhe rrogën, klima dhe çdo gjë tjetër në ekip rregullohe­t. Në fushë me Tiranën (se pa dashur kthemi përsëri te kjo ndeshje), ne lojtarët treguam qetësi, maturi dhe shpirt gare. Mbi këto motive do të ecim ndeshje pas ndeshjeje për të rikthyer Luftëtarin aty ku dhe i takon.

Ramadani, besoni se Luftëtari do të përsërisë sezonin e fundit, nisur dhe nga pozitat aktuale në klasifikim? Diferencat në pikë janë pak të ndjeshme dhe mendoj se nuk do të jetë aspak e lehtë, të vemi, aty ku dhe duam. Por, vjet dhe para dy vitesh kemi treguar që mund të bëjmë më të mirën dhe të rikuperojm­ë shumë pozicione. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, të mundohemi të shkëputemi sa më shumë dhe shpejt nga grupi i skuadrave të mbijetesës, pastaj të hedhim vështrimin për një tjetër objektiv. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania