Panorama Sport (Albania)

Teuta rikthehet në shtëpi, fitorja si detyrim

Para Luftëtarit, skuadra e Bledi Shkëmbit nuk vuan dëmtime apo pezullime lojtarësh

-

Teuta më në fund rikthehet të luajë një takim në shtëpinë e saj. Shtegtimit i ka ardhur fundi dhe pas 48 ditëve skuadra bregdetare do presë në “shtëpinë” e saj Luftëtarin. Për afro dy muaj, Teuta ka zhvilluar pesë takime jashtë shtëpisë së saj duke arritur të marrë tri fitore dhe dy barazime, duke shënuar dhjetë gola e pësuar vetëm katër gola. Ajo që ishte konsiderua­r si frika më e madhe e skuadrës u kthye në pikën e saj më fortë. Tani pritet me interes sesi do të reagojë përpara publikut vendës ndaj një kundërshta­ri që ka ardhur në rritje, por që dhe fitoren e saj të parë në këtë edicion ia mori pikërisht Teutës. Pas ndeshjes me Kastriotin në stadiumin “Niko Dovana”, u zhvilluan tri takimet e vlefshme për eliminator­et e Euro 2019, për 19-vjeçarë, ku Kombëtarja jonë e kësaj moshe zhvilloi pikërisht tri takime në qytetin e Durrësit në harkun e nëntë ditëve. Ishte pikërisht kjo që i dha “goditjen” përfundimt­are tapetit të fushës, duke e rënduar së tepërmi gjendjen. Më pas ishte e paevituesh­me ndërhyrja dhe drejtuesit vendosën të mos humbnin më kohë. Fusha sot gëzon një gjendje “të shëndoshë” dhe ka marrë formën që duhet dhe kjo shihet dhe te vetë lojtarët e skuadrës, që mezi presin të riluajnë në shtëpinë e tyre. Të shtunën luhet një ndeshje shumë e rëndësishm­e dhe në kampin durrsak çdo takim tani ka rëndësinë e një “finaleje”. Jo vetëm dëshira për fitore, por në vetvete ky takim është dhe për të bërë autokritik­ën dhe për një hakmarrje për atë humbje të fazës së parë. Përballë gjirokastr­itëve, bregdetarë­t kanë thuajse një vit të plotë pa fituar, kur fitorja e fundit daton në nëntorin e vitit të kaluar, 2- 3 në Gjirokastë­r.

STATISTIKA­T - Në 20 vitet e fundit ky do të jetë takimi i 23 midis të dyjave skuadrave. Në 22 ndeshjet e zhvilluara, të gjitha në kampionat, Teuta ka arritur të fitojë 10 takime, ndërsa Luftëtari ka arritur t’u rrëmbejë “bregdetarë­ve” 8 fitore dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim, me një golavarazh 32-24 në favor të “Djemve të Detit”. Në “Niko Dovana” skuadra e Teutës është tërësisht dominuese, ku në 11 ndeshje, ka fituar tetë, humbur dy dhe barazuar një, me golavarazh të frikshëm 23-7. Anarildo Alia

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania