Panorama Sport (Albania)

Mema, revolucion në formacion

Në video-analizë trajneri kritikon të gjithë lojtarët për humbjen me Luftëtarin

- OLSI AVDIAJ

Revolucion në ekipin e Tiranës pas hum bjes me Luftëtarin. Trajneri Ardian Mema është duke menduar që të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër në prag të sfidës me Skënderbeu­n. Dhe lëvizjet nuk do të jenë për kozmetikë, por duke ndryshuar rrënjësish­t mënyrën e lojës dhe emrat në fushë. Ndryshimet mund të vijnë që nga porta, me Ilion Likën që mund të marrë vendin e titullarit, pas paraqitjes jo të mirë në miqësoren me Korabin të Alesio Abibit. Kthimi i Dorian Kërçikut ka ndryshuar kartat në lojë, pasi ky i fundit mund të luajë që nga minuta e parë si titullar në sfidën me Skënderbeu­n. Në qendër të mbrojtjes, Mema pritet të mos ndryshojë dyshen Atinga- Hoxhallari, por çuditërish­t Marvin Turtulli që ka qenë nga më të mirët në nëntë javët e para qëndron sërish në stolin e rezervave. Ndryshime do të ketë në krahun e majtë. Eni Imami luan vendin e titullarit me Marsel Ismailgeci­n. I riu i 19-vjeçarëve është provuar disa herë nga Mema në stërvitje dhe në miqësoren me Korabin dhe me të gjitha gjasat mbrojtësi do të luajë titullar me Skënderbeu­n. Ndryshimi i madh pritet të jetë në mesfushë, pasi në lojë janë katër fanella për tri vende. Daja, Karabeci, Maveje dhe Hasani

luajnë për zënë tri vendet në qendër të repartit. Dje Mema ka provuar Karabecin dhe Kobinën në qendër, me Hasanin në të majtën e mesfushës, ndërsa Daja- Maveje në qendër, por në krahun tjetër, të cilët mund të luajnë një vend titullari. Me ardhjen e Kërçikut, Doka është spostuar

në mesfushë, duke lënë te rezervat Grecën që deri dje ka qenë titullar. Gjithsesi, këto janë vetëm planifikim­e të Memës, i cili pritet që për herë të parë të luajë me dy sulmues të deklaruar. Bëhet fjalë për Junus Sentamun dhe Grent Halilin. Lëvizjet e Memës kanë qenë të llogaritur­a, por

në fund ndryshimet mund të jenë më të vogla me dyshen Greca- Kobina që luan nga krahët, Dokën në mbrojtje dhe Kërçiku të mos luajë nga fillimi dhe njërin prej dyshes Daja- Maveje në stol. Ndryshimi ndoshta i konfirmuar mbetet krahu i majtë, me Ismailgeci­n titullar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania