Panorama Sport (Albania)

Martinena tregon muskujt: Gol dhe tri pikë me Kukësin

Sot pritet prezantimi i drejtorit të ri të Kamzës

-

Kamzalinjt­ë po vazhdojnë me nga dy herë në ditë stërvitje, në mënyrë që të arrijnë të mbulojnë defiçitet e disa javëve më parë, kryesisht në aspektin fizik. Trajneri Ernest Gjoka po punon me mjaft dëshirë për të bërë një paraqitje sa më të mirë ndaj Kukësit në ndeshjen e parë të tij te Kamza. Dhe pse jo, ta nisë dhe me një fitore. Lojtarët po stërviten fort, pavarësish­t ngarkesave të mëdha që u ka dhënë trajneri këto katër ditë. Për këtë qëllim janë angazhuar të gjithë pjesëtarët e stafit teknik. Përveç trajnerit janë duke punuar fuqishëm edhe dy zëvendëstr­ajnerët, Fatjon Tafaj e Bledar Vashaku, si dhe përgatitës­i atletik, Vullnet Manushi. Paraditen e djeshme skuadra ka zhvilluar stërvitje të karakterit fizik për rreth një orë në palestër. Ndërkohë që pasdite skuadra ka zhvilluar një seancë prej dy orësh kryesisht në përdorimin e topit, si dhe në aspektin teknikotak­tik. Grupi ka qenë i plotë dhe të gjithë janë të gatshëm për sfidën me Kukësin.

SULMUESI - Një nga sulmuesit që pritet të shpërthejë, pasi ka pasur mangësi pas ardhjes me vonesë te Kamza nga merkatoja, është argjentina­si Nestor Martinena. Argjentina­si

synon që këtë shpërthim ta ketë ndaj Kukësit. 31- vjeçari argjentina­s, gjatë një prononcimi lidhur me takimin që do të kenë në fundjavë me nënkampion­ët, shprehet se ekipi i tij do të luftojë fort për fitore për t'iu rikthyer rezultatev­e pozitive. Madje, ai ndihet mjaft në formë, pasi ka kaluar një gjendje gripale gjatë kohëve të fundit. "Ndaj Kukësit skuadra do të luftojë fort për fitore. E kërkojmë medoemos një gjë të tillë, pasi kjo do të ndikojë shumë, sipas përvojës sime, për ecurinë e mëtejshme të skuadrës, e cila ndodhet në gjendje traume psikologji­ke. Sigurisht, me këtë fitore do të rritet më shumë edhe besimi për trajnerin e ri. Lidhur me gjendjen time, ndihem shumë mirë dhe në formë. Shpresoj që në këtë ndeshje të shpërthej, mbase edhe ndonjë gol mundet që të më zhbllokojë dhe do të jetë shumë mirë edhe për ecurinë time me Kamzën", shprehet Martinena.

DREJTORI I RI - Dje ka mbërritur pranë klubit kamzali drejtori i ri i përgjithsh­ëm. Ai është italiani Fabio

Kordela, një ish- drejtor te "Juventusi". Madje, është planifikua­r që sot në orën 11: 00, italiani të japë dhe një konferencë për shtyp pranë zyrave të klubit. Drejtori i ri i skuadrës është një sipërmarrë­s. Më parë ka qenë drejtor i disa klubeve në Itali, e në Europë, si Juventus, Honved apo dhe përgjegjës për zonën amerikano-jugore. Italiani së fundi pritet që të marrë në dorë fatet e klubit të Kamzës që po kalon momentet më të vështira. Sipas drejtuesve të klubit kamzali, ai parashikoh­et të jetë në klub ditën e mërkurë dhe prezantimi do të bëhet po në këtë ditë. Sipas planit, Fabio Kordela do të japë edhe një konferencë për shtyp. Nga italiani Kordela gjatë bisedimeve të vazhdueshm­e me të, i është premtuar presidenti­t të klubit edhe një merkato të shkëlqyer në janar, si dhe një fazë përgatitor­e dyjavore në Itali. Gjithsesi, këto janë konkluzion­et nga bisedimet mes palëve përpara se ai të vinte në Shqipëri. Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania