Panorama Sport (Albania)

Ka humbur vendin e titullarit, Thaçi: Isha... mbipeshë

“Marrim hak, Pogradecit këtë herë i ‘shkulim dhëmbët’”

- FERIZ FERIZAJ

ler Thaçi cilësohej si pasuesi i Bernard Berishës te Besa. Shpejtësia, fiziku robust dhe teknika e lartë bënë që mesfushori të fitonte një sezon më parë zemrat e tifozëve, e megjithatë këtë kampionat nuk ka mundur ende të fitojë një vend fiks si titullar. Të gjithë po presin shpërthimi­n e tij, megjithatë vetë kosovari e quan këtë moment kalimtar. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai shpjegon arsyet që e nxorën jashtë planeve. “Çdo futbollist e ka një moment të keq që e kalon. Kështu ka ndodhur edhe me mua dhe të jem i sinqertë, ndërsa isha në Kosovë kalova disi mbipeshë. Zhvillova një fazë përgatitor­e të lodhshme, por përsëri pa kapur formën time fizike optimale. Po në futboll më vështirë është ta rimarrësh formacioni­n sesa ta lësh. Tashmë, ka disa javë që ndihem shumë në formë dhe do luftoj fort të bind stafin se po vij në atë formë, aty ku isha sezonin e shkuar. Faktor kundër kam pasur dhe konkurrenc­ën e madhe që Besa ka në mesfushë dhe këtë e tregojnë rezultatet”, tha fillimisht mesfushori.

Revanshi - Për Bler Thaçin, ashtu si për të gjithë pjesën tjetër të grupit, vëmendja është përqendrua­r e gjitha te përballja e së dielës që do të luajnë në shtëpi me Pogradecin. Sipas kosovarit, verdhezinj­të kanë një motiv të madh për ta fituar këtë takim, duke qenë se është i vetmi ekip që i ka mposhtur këtë vit. Ai paralajmër­on jo vetëm revanshin, por “kërcënon” kundërshta­rin për këtë 90- minutësh. “Ndodh ndonjëherë që ekipi kundërshta­r shfrytëzon momentin dhe të godet. Kështu ngjau me ne në Pogradec, meqë ishte vetëm ndeshja e parë. Tashmë, punët kanë ndryshuar dhe Pogradeci do të ketë përballë jo atë Besë

të javës së parë, por një tjetër që do t’ia ‘shkulë dhëmbët’. Jemi të etur për ‘hakmarrje’, por mbi të gjitha për të mos lëshuar kreun. Jam plotësisht i bindur te fitorja edhe për një fakt: nëse shihni rezultatet e Pogradecit, konstaton se ata fitojnë vetëm në shtëpi dhe shumë kundërshta­rë që e kanë provuar në kurriz e dinë arsyen. Ndërsa jashtë mundën me lehtësi, pasi nuk kanë çfarë bëjnë. Thënë ndryshe, edhe të dielën do ikin të humbur, ashtu si në çdo fushë ku luajnë jashtë Pogradecit”, përfundoi 19vjeçari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania