Panorama Sport (Albania)

Fetollari: Kemi gabuar në transferta, Besa ka ndryshuar

-

Festim Fetollari nuk do më “blofe” gjatë fazës së dytë. Trajneri i Pogradecit e quan të pranueshëm vendin e 4-t, e megjithatë prej fazës së dytë pret ngjitjen në tabelë. Gjatë intervistë­s së dhënë për “Panorama Sport”, numri një i stolit të liqenorëve kërkon kthesën ndaj Besës pas humbjes me Lushnjën dhe paralajmër­on merkato në janar.

Me mbylljen e fazës së parë, ka rezerva Fetollari?

Jemi të 4-ët në renditje, një pozicion brenda pritshmëri­ve tona. Por mundësitë ishin për më shumë, pasi nuk i kemi shfrytëzua­r plotësisht aftësitë tona. Nuk duhet të linim pikë në dy ndeshje në transfertë dhe aq më pak të pësonim atë humbje. Gjithsesi, bilanci është pozitiv. Pse çalon ekipi në transfertë, a ka ndonjë arsye? Në fakt, kjo më ka shqetësuar. Po të shohësh, janë humbje minimale dhe me gola të shënuar në minutat e fundit dhe pikërisht aty duhet të dinim të bënim diferencën. Duhet të tregonim se jemi një ekip që jo vetëm mban, por edhe ushtron presion në transferta. Mendoj se në këtë fazë të dytë do të jemi ndryshe edhe në këtë aspekt. Pra, doni të thoni se pritshmëri­të janë të mëdha për këtë fazë? Ky është qëllimi dhe mesazhin për ndeshjen e parë ua kam dhënë futbollist­ëve. Pres reagim në fushë dhe jo me fjalë. Ne tashmë jemi gati për ndeshjen e parë. Këto dy javë ndërprerje na ndihmuan për t’u përgatitur edhe në aspektin psikologji­k, pasi siç dihet e kemi mbyllur fazën e parë me një humbje.

Më konkretish­t, shkoni në Kavajë, sa e vështirë është kjo ndeshje?

Dua të kujtoj që Besën e kemi mundur në Pogradec, por tani është ndryshe. Kjo nuk do të thotë se e kanë radhën ata të fitojnë, absolutish­t jo. Ne të jemi shumë të qetë, pasi po ta shohësh, ne ndeshjet më të mira i kemi bërë me kundërshta­rë të fortë. Jemi totalisht të mobilizuar dhe ju siguroj që të jetë një 90-minutësh i bukur. Fazën e dytë e rinisni me dy transferta...

E vërtetë, ndaj duhet shumë mund dhe mbi të gjitha kujdes. Bëhet fjalë për ndeshje me një rëndësi të madhe. Duke iu marrë pikë rivalëve, si Besa apo Tomori, edhe morali do të jetë më i lartë. Keni filluar të mendoni për merkaton e janarit?

Natyrisht që po. Por le të kalojmë edhe këto javë që kanë mbetur nga mbyllja e viti 2018 dhe me pas do fillojmë të “luajmë” edhe në merkato. Po e deklaroj që tani, Pogradeci do të jetë aktiv për të afruar disa futbollist­ë, edhe pse është e vështirë që të gjesh të duhurit në janar. Romeo Xinxifi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania