Panorama Sport (Albania)

Egnatia, bojkotohet stërvitja për një... rrogë

Lojtarët protestojn­ë për pagën e tetorit, drejtuesit garantojnë se do zgjidhet brenda javës

-

Egnatia bojkoton stërvitjen. Kur pritej që ekipi të niste seancën e dytë të përgatitje­ve për ndeshjen kundër Bylisit, e kundërta ngjau. Në shenjë proteste për një rrogë të pamarrë, futbollist­ët menduan që të mos dilnin në fushë ditën e djeshme. Pasi i komunikuan stafit vendimin, ata menduan që të martën ta bënin pushim absolut. Drejtuesit ua kanë bërë të qartë lojtarëve se pengesa kryesore vjen prej Thesarit të Shtetit, që ka bllokuar të ardhurat për disa bashki në vend, përfshi këtu edhe Rrogozhinë­n. Pas interesimi­t të "Panorama sport", bëhet me dije se brenda kësaj jave do t'i jepet zgjidhje këtij problemi. Duhet theksuar se skuadra e futbollit ka si pronare të vetme bashkinë e qytetit që derdh të ardhura edhe për sportin prej shumë vitesh. E gjithë kjo situatë nuk i vjen aspak për shtat Egnatias, e cila të shtunën duhet të udhëtojë drejt Ballshit për t'u përballur me Bylisin vendës. Vonesa e rrogave mund të ndikojë para kësaj transferte, por e vetmja gjë që shpresohet është që të paktën nga sot Egnatia të vijojë normalisht përgatitje­t. Nuk është hera e parë që skuadra të ndryshme në Kategorinë e Parë kanë të tilla probleme me pagat, madje pak kohë më parë ishte Burreli që protestoi për të njëjtën çështje. Kujtojmë që tek Egnatia nuk janë shlyer vetëm rrogat e muajit tetorin. Në një kohë që ato duhet të ishin depozituar në bankë që në fillim të muajit nëntor, sikundër ndodh zakonisht, edhe pse ka kaluar data 20 nëntor, nuk i kanë marrë ende. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e lojtarëve që përfaqësoj­në fanellën rrogozhina­se janë nga qytete përreth dhe me pakicë vendës, çka do të thotë që rrogën e kanë jetike. Kështu që është e nevojshme që institucio­ni i bashkisë duhet të harxhojë akoma më tepër që futbolli në qytet të jetë në nivele të larta me më shumë kosto. Ditët në vazhdim pritet që të bëhet shlyerja e pagës së vonuar edhe skuadra do t'i rikthehet normalitet­it. Kur sfida me Bylisin është në prag, pritet vetëm që skuadra të japë maksimumin në "Adush Muça" dhe ta nisë me pikë fazën e dytë të kampionati­t. A.Merko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania