Panorama Sport (Albania)

Franca kalon Uruguain, por thyen Mbapenë

-

Pas eliminimit në çerekfinal­e të Botërorit rus, Uruguai bie sërish përballë Francës. Në miqësoren e luajtur në Paris, të kaltrit dorëzohen përpara penalltisë së goditur saktësisht nga Zhiru në minutën e 52-të, ndërsa amerikano-jugorët shpërdoroj­në dhe në fund dalin me një tjetër rezultat negativ përballë “gjelave”. Thyhet Mbape – Katër muaj pas përballjes në Kupën e Botës, Uruguai ishte në kërkim të hakmarrjes, në një ndeshje, e cila është shumë e gjallë që në minutat e para të lojës. Për miqtë, më aktivi në fushë është interisti Vesino, i cili e kërkon golin me forcë, por Loris tregohet i gatshëm gjithmonë, ndonëse Franca përgjigjet me Mbape dhe Pavard, të cilët nuk gjejnë pasqyrën e portës. Të zotët e shtëpisë, që nuk duan të bëjnë një paraqitje të shëmtuar përballë tifozërisë së tyre, fatkeqësis­ht humbin Kilië Mbapenë në minutën e 38-të, një tjetër alarm ky për PSG-në, duke parë edhe dëmtimin e Nejmarit, në miqësoren e Brazilit dhe me këtë lajm të hidhur mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa për dëmtimin e

sulmuesit do të mësohet diçka më shumë sot, ndonëse nuk duket asgjë serioze. Në pjesën e dytë, Franca e nis menjëherë në sulm dhe në minutën e 51-të vjen edhe aksioni deciziv: arbitri tregon pikën e penalltisë për një prekje të topit me dorë nga Mendez, pas një goditje të Grizman dhe në mënyrë

surprizë, te pika e bardhë shkon Zhiru, i cili godet saktë. Disavantaz­hi i pret këmbët Uruguait, ndërsa “gjelat” bëhen të pakalueshë­m në mbrojtje, por edhe pse Ndombele dhe Grizman i shkojnë fare pranë golit të sigurisë, në fund sfida do të mbyllet me rezultatin minimal 1-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania