Panorama Sport (Albania)

Gjermania jep shenja jete

-

Trajneri Joakim Lëv foli me nota pozitive në konferencë­n për shtyp të një nga vitet më të errëta të futbollit gjerman. "Shumë mirë" kishte luajtur skuadra e tij për 80 minuta, duke shpërdorua­r "shumë raste" për të fituar ndeshjen. Por, kombëtarja gjermane nuk fitoi ( sërish) edhe në ndeshjen e fundit të Grupit A. Një vit i zi siç e quajti vetë Lëv dhe disa lojtarë të tjerë. Në total katër fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje. Nga këto humbja me Meksikën dhe Korenë e Jugut që sollën edhe eliminim nga grupet në Botërorin e Rusisë. Edhe pse mund të themi që në dy ndeshjet e fundit pamë shenja jete nga skuadra, prapë mbetemi skeptikë, duke parë rezultatet në fund. Ndaj Holandës edhe pse në avantazh të dy golave dhe shumë rasteve për të vrarë ndeshjen, por që nuk u arrit. Po të shohim dy golat e parë të gjermanëve, mund të dallojmë qartë se kishte edhe doza fati te "pancerat" pas gabimeve të portierit Silesen që mund të kishte bërë më mirë. Ishin dy goditje nga jashtë zone që sollën avantazhin, dy gola që nuk iu desh shumë skuadrës për t'i shënuar. MUNGESA NË FINALIZIM DHE KUNDËRSHTA­RI Pjesa negative është pa dyshim fakti që skuadra nuk arriti të finalizont­e rastet e pastra, të krijuara sidomos në pjesën e dytë. Kjo sëmundje u vu re edhe gjatë Botërorit. Por, aty pasojat ishin më të rënda. Lëv tani edhe pse duket se ka gjetur vetëm një pjesë të zgjidhjes së problemit është ende larg asaj që pritet prej gjermanëve dhe më afër dështimit në Rusi. Tani të rikthehemi edhe njëherë të ndeshja me holandezët. Skuadra e Kumanit ishte në hije për më shumë se 80 minuta. Fitorja me Francën kushton energji dhe kjo energji mungoi në ndeshjen me gjermanët, të cilët fituan pa lodhje në miqësoren me Rusinë. Por, në fund mjaftoi një shtytje dhe "portokalli­njtë" barazuan gjithçka falë një supergoli të Promes që shtangu Nojerin që ishte ngrirë në 80 minuta në portën e tij. Van Dajk mendoi t'i jepte një ndihmë sulmit, duke bërë rolin e bomberit, një i tillë mungon prej kohësh në skuadrën holandeze. De Jong ishte absolutish­t njeriu për t'u parë. Klas dhe teknikë sikur të ishte stërvitur me yjet e së shkuarës. Krojf do ta kishte pasur zili dhe Van Basten nevojë në vitet e arta të skuadrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania