Panorama Sport (Albania)

Ceferin kundër superligës së yjeve

-

Në Bruksel është zhvilluar dje një takim midis UEFA-s dhe Shoqatës të Klubeve Europiane (ECA). I pranishëm përveç presidenti­t të qeverisë së futbollit europian ka qenë edhe ai i Juventusit, Andrea Anjeli, që është njëkohësis­ht edhe presidenti i kësaj shoqate. Dita e sotme është shumë e rëndësishm­e për bashkëpuni­min e UEFA- s dhe ECA", u shpreh Anjeli. Në këtë takim u diskutuan shumë gjëra në lidhje me këtë bashkëpuni­m që do të ketë midis klubeve më të mira në botë dhe UEFA-s, e cila do të ndryshojë disa gjëra në të ardhmen në dobi të klubeve. Presidenti Aleksandër Ceferin foli pas takimit të zhvilluar të martën ku mori pjesë edhe komisari i Komitetit Europian për portin, Tibor Navraskis. "Duam të tregojmë që futbolli në Europë është i bashkuar". Ndryshime pritet të ketë në sistemin e transferim­eve edhe pse nuk u bën të ditur detaje të hollësishm­e. Presidenti u shpreh kundër krijimit të Superligës Europiane. "Superliga e Europës nuk do të zhvillohet. Ajo është thjesht një ide dhe një ëndërr. Jemi të mendimit se futbolli nuk është në shitje", u shpreh presidenti në lidhje me zërat për shitjen e kompeticio­neve të ndryshme tek investitor­ët e huaj. Më pas, Ceferin foli edhe për përdorimin e "VAR" në Champions, duke filluar nga faza e çerekfinal­eve. "Mendoj që është e mundur. Por duhet të presim dhe pak pasi nga ana teknike nuk jemi ende gati. Gjërat në futboll po ndryshojnë shpejt, ndaj ne duam të jemi në një nivel me këtë ndryshim". Kujtojmë që sistemi "VAR" do të përdoret në Champions, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Por, UEFA mund ta fusë atë që këtë sezon, duke parë edhe kërkesën e madhe që kanë nga klubet pjesëmarrë­se. Kjo për të minimizuar sa më shumë gabimet e arbitrave në ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania