Panorama Sport (Albania)

Askush si ai, Marsial “snajperi” i Anglisë

Talenti i Junajtid, i vetmi që e gjen 100% pasqyrën e portës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Antoni Marsial ësh të sulmuesi më i saktë dhe efikas i Premier Ligës. Ai lë pas këtë sezon atë që trajneri Garet Sauthgejt e cilësoi si golashënue­sin më të mirë në botë, Herri Kejn (bomberin e Totenhemit dhe kapitenin e Anglisë, i cili shënoi golin e përmbysjes kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve), yllin e Mançester Sitit, Serxho Aguero dhe një nga kandidatët për "Topin e Artë", Mohamed Salah. Por, ylli i Mançester Junajtid i lë të gjithë në hije. 22-vjeçari çdo goditje që ka bërë këtë sezon në Premier Ligë, e ka dërguar brenda kuadratit (9), gjashtë prej të cilave janë ndalur në rrjetë. I vetmi që i afrohet rekordit të tij perfekt është Rahim Sterling me 82 për qind saktësi në goditje: 14 prej 17 gjuajtjeve të tij kanë përfunduar në kuadrat, ndërsa numri i golave është 6. Në vend të tretë renditet Eden Hazard, i cili portën e gjen në 76 për qind të rasteve ( 17 goditje në total, 13 në kuadrat, 7 gola). Kampioni i Çelsit lë pas Riçarlison­in, sulmuesin brazilian të Evertonit (71 për qind, 14 goditje në total, 10 në kuadrat, 6 gola), ndërsa pesëshen e parë e mbyll Alvaro Morata me 70 për qind. Spanjolli ka tentuar ta shënjestro­jë kuadratin si askush tjetër, plot 20 herë, duke e gjetur në 14 raste dhe shënuar 5 herë. E vetmja kategori ku Marsial dështon

është ajo e asisteve: ai nuk ka shërbyer ende asnjë pasim për gol për shokët e tij të Junajtid këtë sezon. Por, atje ku ka më shumë rëndësi, "djajtë e kuq" kanë lojtarin më vrasës dhe më të saktë. EFIKASITET­I

Talenti i Zhoze Murinjos

BASTET

është gjithashtu njeriu që shënon më shpesh këtë sezon, gol çdo 104 minuta. Në këtë klasifikim, ai lë pas golashënue­sin aktual të Premier Ligës, Serxho Agueron, i cili shënon çdo 111 minuta. Ndërsa, Hazard shënon çdo 112 minuta. Pierr- Emerik

Obamejang ka prodhuar 7 gola për Arsenalin, të cilët i ka shënuar çdo 122 minuta. Dhe pas sulmuesit gabonez renditet bomberi i Çelsit, Alvaro Morata, i cili pavarësish­t shqetësime­ve për formën e tij, ka arritur të shënojë çdo 139 minuta që ka qenë në fushë.

STATISTIKA­T

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania