Panorama Sport (Albania)

Historia e Laport, Franca dhe Anglia e lënë pa kombëtare

Mbrojtësi i Sitit s'ka debutuar ende ndërkombët­arisht

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shkon t'u hedhësh një sy prezencave të tij me kombëtaren franceze, shikon shifrën "0" dhe nuk u beson syve: "Si është e mundur& Deshamp nuk thërret Laport& Titullar te Siti, lideri i mbrojtjes së kampionëve të Anglisë". E çuditshme, por e vërtetë. Mbrojtësi 24- vjeçar nuk ka debutuar ende, edhe pse ka regjistrua­r një grumbullim në vitin 2016 me "Les Bleus". Pastaj mendon: "OK, ndoshta do të luajë me Spanjën". A është e mundur& Sigurisht, Laport është rritur tek Atletiko Bilbao dhe regjistron më shumë se 160 ndeshje në La Liga. Por, nuk mund të luajë as për iberikët. Në 2016, një muaj përpara ftesës së Deshampit, ish- trajneri i "La Roja", Lopetegi tentoi që t'i merrte pasaportën spanjolle, por pa sukses. Sot, Ajmerik Laport nuk ka një kombëtare. Ose, më saktë, teknikisht do ta kishte, por Deshamp nuk e thërret, madje preferon deri te Sakhoja i Kristal Palasit përpara tij. Trajneri i Francës preferon qendërmbro­jtës si Kimpembe, Koshielni e deri te Mangala. Dikush përmend motive taktike, duke qenë se ai ka shumë mëngjarash­ë, ndërsa të tjerë vënë në diskutim personalit­etin. Sipas "Daily Mail", Didi preferon karaktere më të fortë dhe në këtë këndvështr­im vlerëson më shumë Raminë, pavarësish­t se kolegu i tij katalanas e ka lojtar të pazëvendës­ueshëm. Shumë pyesin përse nuk zgjedh Spanjën. Edhe këtu, ashtu si në rastin e Deshamp, motivi është shumë i thjeshtë. Ai nuk mund të luajë për arsye burokratik­e. Laport ka lindur në Francë (Agen, një qytet mes Tuluzës dhe Bordosë), por pavarësish­t viteve te Bilbao, nuk nisi kurrë formalitet­et e marrjes së nënshtetës­isë spanjolle. Tani jeton në Mançester dhe nuk mund ta marrë më nënshtetës­inë për shkak se nuk jeton më në Bilbao. Federata spanjolle bëri të pamundurën për t'i siguruar një pasaportë, ashtu si në rastin Diego Kosta në 2014. "Nuk do ta thërras,

ka një tjetër vend që mund ta ketë", tha Deshamp në 2016 referuar Spanjës. Lojtari besonte se herët a vonë një ftesë e bluve do të vinte. Por, jo. Titullar te Siti, nxënës i Guardiolës, kampion i skuadrës së rekordeve, e megjithatë nuk mjafton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania