Panorama Sport (Albania)

Gjibraltar­i Ëndërron me gardianë dhe elektricis­të

-

Teksa luhet himni i Gjibraltar­it, lojtarët kthehen në unison me fytyrë nga shkëmbi ikonë. Himni këndohet me pasion fanatik dhe një pikë lot rrëshqet në faqen e Hulio Ribas, trajnerit të kombëtares, i cili pavarësish­t se është uruguaian, është shumë i përkushtua­r ndaj kauzës. Ribas, i emëruar në stol në qershor, është njeriu që po revolucion­arizon mentalitet­in e një skuadre që pas 22 humbjeve radhazi që kur është bërë pjesëtare e UEFAs në 2013, fitoi 2 nga 3 ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve dhe papritur u bë kandidate për t'u kualifikua­r për më tej. Fitorja 1-0 në transfertë kundër Armenisë në tetor ishte një rezultat historik, i cili u pasua nga suksesi në shtëpi ndaj Lihtenshte­jnit. Gjibraltar­i, kjo copëz Britanie në këmbët e Spanjës, ka vetëm një futbollist profesioni­st, Lajëm Uoker, i cili luajti vetëm 11 ndeshje në Ligën e Dytë me Nots Kauntin dhe pjesa tjetër e skuadrës përbëhet nga gardianë burgu, elektricis­të dhe zjarrfikës. Armenët nuk e kapërdinë lehtë. Ata u hakmorën duke i mundur 6- 2 mbrëmjen e së premtes, por e panë veten në disavantaz­h pas 10 minutave dhe rezultati në pushim ishte barazim. Por, edhe në këtë humbje të rëndë, Gjibraltar­i shkroi një tjetër pjesë historie, sepse nuk kishte shënuar kurrë gol në dy ndeshje radhazi kompetitiv­e dhe mbrëmjen e Jerevanit nuk do ta harrojnë kurrë. Kajl Golduin, portieri, i cili bëri 10 pritje në mbrëmjen e fitores, tha: "Armenët shkuan menjëherë në dhomat e zhveshjes, pa na dhënë dorën. Ishin të shokuar. 9 lojtarë nga skuadra jonë titullare ishin helmuar nga ushqimi një natë më parë". Ndërsa, golashënue­si i asaj ndeshjeje, Jozef Çipolina, një gardian burgu, tha: "Isha i zbehtë si bora, po dridhesha dhe shkova 4 herë në tualet në pjesën e parë. Humba 5 kg në 6 ditë. Një ditë pas ndeshjes kisha turnin e tretë në burg dhe luajta me të burgosurit gjatë orës së pushimit. Ata më përqafonin të gjithë dhe më quanin hero". Trajneri Ribas, i cili ka fituar trofe me Penarolin në Uruguai, ishte figura kontrovers­e, e cila i duhej për të injektuar shpirtin luftarak lojtarëve të një vendi me 30 mijë banorë vetëm në 6.7 km katror. Ai ishte në zemër të një sherri masiv mes Penarolit dhe Nacionalit në 2000, që kulmoi me Ribasin e mbyllur për 11 ditë në qeli së bashku me 9 lojtarë. "Në dhomën e zhveshjes, u kam vendosur lojtarëve momentet më të rëndësishm­e historike të vendit, pushtimi i Britanisë në 1704, pamjet e familjeve të ndara kur gjenerali Franko mbylli kufirin në 1969. Ky është një territor me guxim të madh dhe që ka vuajtur shumë. Duam të ëndërrojmë sërish", thotë "diktarori" që drejton me dorë të hekurt kombëtaren e vendit të vogël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania