Panorama Sport (Albania)

Trajnerët superyje, kur fitojnë më shumë se lojtarët

-

Rinovimi milioner i Diego Simeones me Atletikon e Madridit do ta bëjë argjentina­sin njeriun më të paguar të klubit, duke kaluar dhe yllin e skuadrës, Antuan Grizman. Por, ky nuk është rasti i vetëm kur një trajner bëhet më i "pasur" se lojtarët e tij.

1.

Diego Simeone - Argjentina­si po rinovon kontratë me Atletikon me shifra kampioni. Flitet për 20 mln euro në vit dhe askush në klub nuk fiton një shifër të tillë, as kampioni i botës, Antuan Grizman, i cili për t'i qëndruar besnik klubit të tij refuzoi edhe Barcelonën me "këshillën" e vetë Diegos.

2.

Në Itali, trajneri më i paguar është Maks Alegri me 7.5 milionë euro në vit. E pamundur të arrijë shifrat e Kristiano Ronaldos (30 milionë), por tekniku fiton më shumë se Dibala (7 milionë euro) dhe Duglas Kosta (6 milionë euro).

3.

Tek Interi vetëm Mauro Ikardi (4.7 milionë në vit) fiton më shumë se trajneri i tij. Luçiano Spaleti merr të njëjtën rrogë si ish-nxënësi i tij, Raxha Naingolan dhe më shumë se pjesa tjetër e skuadrës zikaltër.

4.

Karlo Ançeloti te Napoli fiton 6.5 milionë euro në vit. Shumë larg prej tij gjenden yjet e skuadrës që drejton prej këtij sezoni: Insinje (3.6 milionë euro), Mertens (3.5 milionë euro) dhe Marek Hamshik (3.5 milionë euro).

5.

Euzebio Di Françesko dhe Daniele De Rosi (respektivi­sht trajneri dhe kapiteni) kanë rrogat më të larta në klubin e Romës. Pastaj vijnë të gjithë të tjerët.

6.

Sheikët nuk i kanë kursyer shpenzimet për yjet e Mançester Sitit dhe duke nisur nga stoli, ku është më i paguari nga të gjithë: Pep Guardiola me 20 milionë eurot e tij në vit. Serxho Aguero është më i paguari nga futbollist­ët. Dhe sulmuesi argjentina­s fiton 19 milionë euro në vit.

7.

Janë 26 milionë eurot që Zhoze Murinjo merr nga Mançester Junajtid në fund të çdo viti pas firmosjes së kontratës së re. Superylli i klubit është pikërisht trajneri portugez, që zbeh Pogbanë, Sançezin apo Lukakun.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania