Panorama Sport (Albania)

SHQIPËRIA MERR FRYMË, arbitri arbitri “shpëton” Panuçin

Balaj tërbon Bejlin, por festa madhështor­e bëhet në Kosovë

- JORGIS MEMO

ANALIZA/ Duka luan Europianin, Panuçi në “dorë” të lojtarëve

Italiani: Nuk dorëhiqem, ekipi është me mua

Duka: Trajnerin e mbështeta, ekipit t'i kthehet besimi

PIKANTET/ Tifozët pushtojnë fushën, rrethohet ylli i Realit

Kombëtarja është ende “gjallë”, teksa merr një fitore si oksigjen ndaj Uellsit të Garet Bejlit dhe “shpëton” për momentin... Kristian Panuçin. Një miqësore që tregoi se Shqipëria mund të rikthehet në identitet nëse zgjedh një mënyrë loje si ajo që na çoi në Europianin e 2016- ës. Skuadra e Panuçit nuk shkëlqeu ndaj Uellsit, as dominoi me lojë, por u tregua cinike dhe në fund mori “frymë” pas një penalltie të kthyer në gol nga Bekim Balaj. Në një ndeshje ku edhe arbitri maqedonas na dha një dorë me vendimet e tij, dukej qartë presioni që kishte ekipi dhe për më tepër trajneri sa i përket rezultatit. Ishte thjesht miqësore, por italiani bëri vetëm dy zëvendësim­e, sepse donte medoemos fitoren për shtuar shanset e qëndrimit në stol. Por, a mjafton një triumf i tillë për të thënë se Shqipëria i ka mundësitë për të bërë më mirë në të ardhmen nën drejtimin e Panuçit...? Deri në mars 2019, kur dhe kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e radhës zyrtare, do të jetë një periudhë reflektimi për FSHFnë se çfarë duhet të bëj me trajnerin italian. Fillimisht pritet shorti për eliminator­et e Europianit 2020, por situata bëhet edhe më e paparashik­ueshme pas fitores së fundit, edhe pse zor se mund të konsideroh­et “barometër”.

PJESA E PARË

Një formacion ndryshe nga disfata e rëndë ndaj Skocisë. Panuçi i beson një Shqipërie më mbrojtëse, me lojtarë që kanë më shumë “muskuj”. Italiani nuk hoqi dorë as nga kapiteni Mavraj, duke konfirmuar besimin që ka te mbrojtësi, përtej gafës ndaj Skocisë. Në majën e sulmit u rikthye Balaj, ndërsa në mesfushë kishte vend për Migjen Bashën dhe Andi Lilën. Ndërsa me rikthimin e Hysajt, risi ishte edhe aktivizimi i Ardian Ismajlit nga minuta e parë. Që në start duket qartë taktika e kuqezinjve, që presin kundërshta­rin dhe e kanë shumë të vështirë për t’u organizuar. Në 20 minutat e para Uellsi na rrezikon tri herë, por gjithsesi rezistojmë. Xhaka dhe Basha e kanë thuajse të pamundur për të nxjerrë skuadrën përpara, madje treshja e fazës ofensive Balaj, Uzuni dhe Grezda, më tepër qëndronte në gjysmëfush­ën e vet. Asnjë aksion me rrjedhë logjike, ndërsa Uellsi me mënyrën e vetë të lojës, i afrohet më shumë se kurrë golit në minutën e fundit të pjesës së

parë, por këtë herë na mban në lojë grushtimi i Etrit Berishës.

PJESA E DYTË

Edhe pas pushimit Panuçi vijon t’i besojë së njëjtës mënyrë loje. Kuqezinjtë janë me fat, sepse sapo rinisi takimi, Uellsi shpërdoron një rast

të pabesueshë­m me sulmuesin Voks. Me kalimin e minutave është Xhaka që bën diferencën me mbajtjen e topit duke i dhënë frymëmarrj­e skuadrës. Mesfushori bëhet protagonis­t, pasi fiton me zgjuarsi një penallti, që Balaj e kthen në gol, duke gjetur kështu

rrugën e rrjetës pas 20 muajsh pa shënuar në ekipin Kombëtar. Shqipëria merr zemër dhe në “skenë” del Uzuni, që me inkursione­t nga krahët, krijon situata kaotike në mbrojtjen uellsiane. Janë minuta të mira për kuqezinjtë, që kanë shanse të shënojnë

edhe golin e dytë, por nuk përfitojnë nga hapësirat që lë kundërshta­ri. Trajneri Gigs nuk duron më dhe aktivizon menjëherë yjet e skuadrës, fillimisht Aron Ramsejn dhe më pas Garet Bejlin. Panuçi forcoi mesfushën me Lilajn dhe Memushajn, duke mbajtur

skuadrën në ekuilibër. Xhakës i krijohet mundësia për të mbyllur ndeshjen, por gabon përpara portës. Në fund është Bejl që tenton të barazojë nga goditja e dënimit, por dje nuk ishte dita e Uellsit, pasi gjithçka u mbyll me fitoren e Shqipërisë.

 ??  ?? Kosova mund Azerbajxha­nin 4- 0 dhe kualifikoh­et në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve me sulmin më të mirë në Europë. Tani janë dy ndeshje larg Europianit 2020
Kosova mund Azerbajxha­nin 4- 0 dhe kualifikoh­et në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve me sulmin më të mirë në Europë. Tani janë dy ndeshje larg Europianit 2020
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Lojtarët kuqezi duke festuar golin e Balajt
Foto: F. Hazizllari Lojtarët kuqezi duke festuar golin e Balajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania