Panorama Sport (Albania)

Ital-Interi gol në të 94-ën, vendos Politano

Eksperimen­ti i Mançinit me të rinjtë funksionon përballë amerikanëv­e

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një ndeshje që ngja sonte me një udhëtim në kohë, në një stadium të veshur me ngjyrat e kaltra edhe pse në Genk të Belgjikës, ofron një ndeshje mjaft të bukur, së cilës i mungoi vetëm goli, të paktën deri në minutën e 94-t kur Politano zhbllokoi një sfidë, e cila ofroi shumë garanci për të ardhmen e Italisë. “Axurrët” dhe SHBA-të zgjedhin që të provojnë të rinjtë, duke rreshtuar respektivi­sht dy kombëtare me moshë mesatare 25 dhe 22 vjeç, të cilët ofrojnë freski dhe cilësi, por në fund ishte një aksion “tiki-taka” i katër herë kampionëve të botës dhe i finalizuar nga Politano, pas një kombinimi në zonë me një tjetër interist, Galjardini. Shkurt, një fitore që mban vulën e Ital-Interit”.

NDESHJA – Ndeshja është e zjarrtë që në fillim, me lojtarët e Mançinit që marrin në kontroll ndeshjen, që nga minuta e parë dhe duke u spostuar e gjitha në mesfushën kundërshta­re. Debutuesi Sensi është mahnitës me lëshimet e tij nga distanca, në një rol “alla Pirlo” që e shfrytëzon së bashku me topat e gjatë dhe perfekt drejt sulmit, për inkursione­t e Kiezës, i cili ndërton tre raste të pastra për avantazhin. Nëse në minutën e 3- të driblon mbrojtësin, por godet portierin Horvat në dalje, në

të 9- ën nuk ka saktësi nga distanca, ndërsa në të 18-ën kroson për Berardin, që godet me kokë, vetëm pak milimetra larg shtyllës. SHBA-të përpiqen që të bëjnë diçka, por moshatarët e tyre janë më konkretë, ndërsa pjesa e parë mbyllet me dy tentativat e

Berardit dhe Verratit, por pa sukses. Në pjesën e dytë, Italia e nis me më pak vrull, ku debutuesi Grifo merr vendin e Kiezës dhe menjëherë vë veten në vitrinë, duke gjetur Verratin, por që me kokë nuk ia del të zhbllokojë sërish. Amerikanët vendosin që të

luajnë disi më larg zonës së tyre, por nga ky fakt përfiton Lazanja, edhe pse rasti i pastër i minutës së 59-të sheh sërish sferën që të ndalet me trup nga portieri rival. Mançini shton edhe më shumë talentet në fushë, me juventinin Kin që kërkon të fitojë menjëherë

skenën, por portieri i SHBA-ve është thjesht i pakalueshë­m. Gjithsesi, kjo deri në minutën e 94-t, kur Verrati pason në zonë për Galjardini­n, që me një spondë frymëzon nga pak centimetra Politanon, i cili nuk gabon dhe dërgon të gjithë në festë.

 ??  ??
 ??  ?? Kin feston me Politanon golin e fitores
Kin feston me Politanon golin e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania