Panorama Sport (Albania)

Ibrahimovi­ç dhe Vidal, Milani nis manovrat e mëdha

Afrohet suedezi, nën vrojtim 4 mesfushorë dhe dy mbrojtës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me pesë titullarë që kanë mbyllur vitin dhe nuk dihet kur riaftësohe­n, nevojat e Milanit për përforcime janë më se të dukshme. Zlatan Ibrahimovi­ç afrohet edhe më shumë, teksa duket çështje kohe arritja e një akordi. Në pritje të zhvillimev­e mbi suedezin përveç tifozëve, është edhe Alesandre Pato. Braziliani duket gjithnjë e më i lodhur nga kampionati kinez dhe do të ishte i gatshëm të ulej në bisedime për një rikthim të mundshëm te kuqezinjtë.

DIGA – Me dëmtimet e Bilias dhe Bonaventur­ës, mesi i fushës është zona ku Milani kërkon ndërhyrje sa më shpejt. Dyshja e sipërpërme­ndur ishin truri dhe fantazia e skuadrës, që tani është kapur thuajse e gjitha pas së majtës së Susos e golave të Higuainit. Çalhanoglu duket një trup i huaj, ndërsa Kesi dhe Bakajoko janë shumë muskulozë për t’i kërkuar finesë. Nga këtu, merr nismë lista me emra për mesfushën e “Djallit”. Leandro Paredes (ish-Roma e Empoli) do të kthehej me vrap në Itali nga Shën Pjetërburg­u, por Zeniti e lejon për vetëm 25 milionë euro. Të njëjtën shumë kërkon edhe Sasuolo për talentin Sensi, që shkëlqeu dy net më parë me Italinë kundër SHBA-ve. Fabregasi favorizohe­t nga mosha dhe kosto për të lëvizur më me lehtësi, por spanjolli duket më shumë një zgjedhje emergjente sesa e besueshme. Arturo Vidal është profili që do vinte dakord tifozërinë, Gatuzon dhe drejtuesit, por për ta sjellë në Milano duhet një sforco ekonomike dhe ndihma e Ariedo Braidës, drejtor te Barcelona.

PRAPAVIJA – Rikthimi i kapiten Romanjolit, në rastin më të mirë do të ndodhë pas një muaji, por duke parë ambiciet e lidhura me vendin e katërt, drejtuesit e Milanit nuk mund të rrezikojnë në merkato. Leonardo dhe Maldini po studiojnë pistat që të çojnë drejt Rodrigo Kaios dhe Andres Kristensen­it. Nëse për braziliani­n është folur edhe për çmime (10 milionë euro), mbrojtësi i Çelsit është diçka më shumë se një hipotezë sugjestion­uese. I përdorur me pikatore nga Mauricio Sarri që preferon David Luizin dhe Rudigerin, djaloshi i rritur në fidanishte­t e “Bluve” nuk do të kundërshto­nte një ambient si Milani ku mbase do të kishte më shuam shanse për të kapur formacioni­n pas morisë së dëmtimeve që ka kapluar prapavijën e “Djallit”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania