Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet nuk kanë fund, Kukësi në hall

Zguro mungon prej kartonëve, Rrumbullak­u nuk është gati për ta nisur nga minuta e parë

- SKERDILAID SULOZEQI

Dëmtimet “push tojnë” Kukësin dhe trajneri Armando Cungu duhet të bëjë plane pa disa lojtarë shumë të rëndësishë­m në prag të transfertë­s me Kamzën. Sikur të mos mjaftonin problemet që shfaqën në fillimin e këtij sezoni lojtarë si Besar Musolli dhe Simon Rrumbullak­u, të cilët iu nënshtruan edhe operacione­ve në gju, duket se dëmtimet nuk po i ndahen ekipit verilindor. Është sërish kapiteni Ylli Shameti ai që ka alarmuar stafin teknik, teksa dje nuk është stërvitur. Ai ka ndierë shqetësime në të njëjtin vend ku u dëmtua pak javë më parë. Qendërmbro­jtësi sakrifikoi ndaj Teutës dhe gjithçka u mendua se shkoi mirë për vazhdimësi­në, por në seancën e dy ditëve më parë është dëmtuar sërish. Menjëherë lojtari ka shkuar për të bërë një kontroll të detajuar dhe tashmë nuk ka asgjë të sigurt nëse do të jetë apo jo të dielën në ndeshjen ndaj Kamzës. Mundësitë më

të mëdha janë që të mos jetë i gatshëm, pasi mund ta përkeqësoj­ë edhe më shumë dëmtimin që ka në pjesën e ligamentit të gjurit. Vetë kapiteni ka pranuar pas ndeshjes me Teutën se po sakrifikon prej javësh, mirëpo kjo ngarkesë ka pasur

ndikimin e vet negativ, duke i sjellë probleme të vazhdueshm­e lojtarit. Por, një hall tjetër për Cungun është edhe mesfushori francez, Shafik Tigroudja, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore pak ditë më parë dhe nuk është stërvitur me grupin këtë javë.

Francezi është një futbollist, nga i cili pritet shumë te Kukësi, por vetëm sot do të kuptohet nëse mund të jetë i gatshëm ndaj Kamzës apo do t’i shtohet listës së mungesave. Shafik pritet që në seancën e sotme të provojë të stërvitet me grupin dhe gjithçka do të varet nëse mund ta përballojë ose jo ngarkesë. Gjatë ditëve të fundit, ai ka bërë vetëm terapi intensive, por nuk ka asgjë të sigurt për aktivizimi­n. MUNGESAT

Përveç Besar Musollit, i cili ka afro dy muaj jashtë fushe dhe e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit për shkak të operacioni­t në gju, të dielën ndaj Kamzës mungesë e sigurt do të jetë mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro. Ky i fundit ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe kësisoj është i detyruar të bëjë një javë

pushim. Nga ana tjetër, mbrojtësi i majtë, Simon Rrumbullak­u, ka disa ndeshje që mungon për shkak të dëmtimit që pësoi në takimin e luajtur në FushëKrujë ndaj Kastriotit disa javë më parë. Në këtë periudhë ai i është nënshtruar terapisë intensive dhe gjasat që të luajë ndaj Kamzës duken të pakta. Nëse konfirmohe­n edhe mungesat e Shametit dhe Shafik, atëherë Cungu do të jetë vërtet në hall për ndërtimin e formacioni­t, veçanërish­t për të plotësuar boshllëqet në mbrojtje dhe qendër të mesfushës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania