Panorama Sport (Albania)

Argjentina, Ikardi “thumbon” Mesin pas golit

Guardiola krenohet këtë vit me mbrojtjen më të fortë në Angli

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ekush tha që epoka e "tiki-taka"-s ka perënduar? Mançester Siti i Pep Guardiolës ka sot, së bashku me Liverpulin, mbrojtjen më të mirë në Angli (5 gola të pësuar) dhe trajneri katalanas arrin ta maskojë repartin më problemati­k të skuadrës, përmes armës së tij më të fortë, zotërimit të topit. Kampionët e Anglisë janë një nga skuadrat që e mban më shumë topin në Premier Ligë këtë sezon 67.57% dhe porta e Edersonit është tentuar të goditet 78 herë ( përfshirë edhe gjuajtjet e bllokuara). Asnjë nga ekipet e tjera të Premier Ligës nuk zbret nën 100 goditje. Mbrojtja e dytë më e paprekshme është ajo e Jyrgen Klopit, i cili ndonëse e mban topin më pak se "Qytetarët", vetëm 57.99%, pasqyra e Alisonit është goditur vetëm 100 herë. Vetëm dy goditje më shumë ka pësuar Kepa Arrizabala­ga, duke konfirmuar soliditeti­n e mbrojtjes së Mauricio Sarrit, Çelsi i të cilit thyen Mançester Sitin këtë sezon sa i përket zotërimit të topit ( 67.75%). Zhoze Murinjo, i njohur për cilësitë defensive të skuadrave të tij, ka pësuar në këto 12 javë 153 goditje, ndërkohë që përpara tij ka skuadra si Uotfordi, Evertoni, Leiçesteri, Uolvesi dhe Totenhemi.

PORTA - Trajneri legjendar i Notingem Forestit, Brajan Klaf, deklaronte gjithnjë se portieri ishte lojtari më i rëndësishë­m i skuadrës së tij dhe një gjë të tillë mund ta konfirmojë edhe Jyrgen Klop në ditët e sotme. Me Loris Kariusin dhe Simon Minjolenë sezonin e shkuar, porta e Liverpulit ishte në alarm, por me Alisonin ata duket se kanë gjetur garancitë. Nëse i pagabueshm­i Van Dajk qëllon që është në një ditë të keqe, atëherë dorezat e braziliani­t mund të zgjidhin një situatë të pakëndshme. Portieri më i shtrenjtë i historisë së futbollit është i dyti më i mirë në Premier Ligë kur vjen fjala te përqindja e pritjeve (83.33%). Pas tij renditet portieri i Sitit, bashkatdhe­tari i tij Ederson ( 79.17 %). Vendin e parë e mban gardiani i Totenhemit, Hugo Loris, i vetmi që pret më shumë se 86.11% të goditjeve të kundërshta­rit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania