Panorama Sport (Albania)

Presidenti i ri, Bajerni projekton Oliver Kahnin

"Titani" shihet si njeriu ideal për të marrë këtë rol të rëndësishë­m në klubin bavarez

-

Për dy ose tri vitet e ardhshme, presi denti aktual i Bajernit, Uli Hënes, ka deklaruar se do të largohet nga posti i tij. Hënes deklaroi konkretish­t: "Nëse do ta dija se kush do të mund ta bënte këtë detyrë, do të largohesha që vitin e ardhshëm".

Në fund të vitit 2019, Hënes duhet të vendosë në mbledhjen vjetore të klubit që do të mbahet në nëntor nëse do të vazhdojë apo jo edhe tri vitet e ardhshme në krye të skuadrës, ose do të mendojë një kandidat të denjë për ta zëvendësua­r atë. Planet për riorganizi­min e një kryesie të re kanë filluar tashmë. Sipas asaj që shkruan "Bild", ka një favorit të qartë se kush mund të marrë një rol kaq të rëndësishë­m në drejtimin e Bajernit. Ai është Oliver Kahn. Ish- portieri dhe kapiteni i bavarezëve konsideroh­et i duhuri. Më 30 nëntor të këtij muaji, kryesia në bordin e skuadrës pritet të mblidhet sërish për të zyrtarizua­r 49-vjeçarin si kandidatit e mundshëm në krye të klubit gjerman. Sipas "Bild", Oliver Kahn është njeriu më i besuar i presidenti­t aktual Hënes. Të dy kanë një marrëdhëni­e të ngushtë edhe pas lënies së futbollit nga portieri në vitin 2008. Ata janë parë shpesh në praninë e njëri-tjetrit në një restorant të njohur në Mynih i quajtur "Kafer". Të shumta kanë qenë rastet kur të dy kanë diskutuar me orë të tëra për çështjet që me siguri nuk

kanë qenë private. "Der Titan", siç njihet ndryshe në Mynih, është shumë i lidhur me klubin e Bajernit dhe këtë e dinë edhe drejtuesit e skuadrës.

KAHN DHE E ARDHMJA

Nëse Oliver Kahn do të pranojë një post të tillë kaq të rëndësishë­m në klubin e Bajernit, kjo mbetet për t'u parë. Shumë zëra pranë klubit mendojnë se ishkapiten­i i bavarezëve do

zërë në fillim vendin e Karl Hainc Rumeniges më këtë të fundit që spostohet në atë të Hënesit. Gjithmonë nëse ky i fundit do të mendojë largimin. Duket se viti 2019 nuk do të sjellë vetëm një revolucion te lojtarët e Bajernit, por edhe në rang drejtuesis­h. Kahn ka një karrierë të gjatë me klubin e Bajernit. Ish-portieri ka luajtur nga viti 1994 deri në vitin 2008, atëherë kur vendosi t'i

japë fund karrierës së tij si futbollist profesioni­st. Kahn momentalis­ht është i punësuar tek "ard" një kanal shtetëror në Gjermani, duke bërë rolin e opinionist­it. Oliver shumë herë ka qenë kritik ndaj ish- skuadrës së tij, por gjithmonë ka ruajtur një sjellje joarrogant­e. E kundërta ka ndodhur me Gjermaninë, ku Khan shumë herë ka sulmuar trajnerin Lëv dhe drejtuesit e federatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania