Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, llogari me transferta­t

Tri nga pesë ndeshjet jashtë fushe do t’i luajë në kushte perfekte dhe pa presion

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të ketë një kalendar jo shumë të favorshëm në fazën e dytë të sezonit. Ajo do të luajë 5 ndeshje në transfertë dhe katër në shtëpi. Përballë rivalëve si Korabi, Dinamo, Veleçiku, Erzeni dhe Vora, gjithçka në letër duket një kalendar “ferri” dhe fusha shumë të vështira. Por, në realitet gjithçka është ndryshe. Transferta me Veleçikun vetëm në letër është e tillë, pasi ndeshja luhet në “Reshit Rusi”, në fushën sportive të Shkodrës, pasi skuadra kopliakse i luan aty takimet si pritëse. Dinamo dhe Vora i luajnë ndeshjet në kompleksin “Internacio­nal” në Pezë, në një fushë perfekte që i shkon për shtat Vllaznisë. Gjith- ashtu, është një fushë asnjanëse dhe nuk ka asnjë lloj presioni nga tifozëritë. Në këtë mënyrë, vetëm transferta e Peshkopisë ndaj Korabit këtë javë dhe më pas ajo e Shijakut ndaj Erzenit janë realisht dy ndeshje të vështira të kuqebluve jashtë fushe. Duket se Vllaznia ka një kalendar të favorshëm në realitet, ndryshe nga sa duket në letër. Ndërkaq, trajneri Hasan Lika dhe ekipi shkodran kanë pasur kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur ndeshjen e së shtunës ndaj Korabit. Për rreth 12-13 ditë, lojtarët shkodranë që kanë pasur probleme të ndryshme shëndetëso­re mësohet se janë rikuperuar totalisht. Me përjashtim të Bardullës e Selimajt, pjesa tjetër është e plotë para sfidës së parë të fazës së dytë.

FORMACIONI

Për takimin me Korabin, tekniku Lika do të ketë më shumë mundësi përzgjedhj­eje sesa ka pasur në takimet e fundit të fazës së parë. Me rikthimin e Renato Malotës, trajneri ndoshta mund të shikojë edhe skemën e lojës së tij. Një gjë të tillë e bëri në të vetmen përballje, atë me Erzenin në fazën e parë, pikërisht në të vetmen sfidë që Malota e ka nisur nga minuta e parë. Rikthimi i tij pritet që të sjellë skemën 3-4-2-1, një skuadër e fortë në mesin e fushës dhe sulmuese e po aq e fortë në prapavijë. Me këtë aktivizim, tekniku pritet që të ndryshojë pak edhe në përbërje. Sherri do të jetë sërish në portë në të 10-in takim me radhë, kurse në mbrojtje pritet që të jetë treshja Zeqja, Malota e Ignat. Në mesin e fushës do të spostohen nga krahët Gocaj e Gurishta, ndërsa në qendër do të jetë dyshja Tafili e Krymi. Në dy krahët e sulmit pritet që të jenë Likaj e Zogaj, por për një vend në këto pozicione ka konkurrenc­ë edhe nga Hajdari. Në sulm do të jetë sërish i vetëm në majë, Xhunior. Sulmuesi ka kaluar problemin që kishte para takimit me Ilirinë dhe është plotësisht i gatshëm për këtë sfidë. Megjithatë, tekniku Lika ka edhe dy ditë në dispozicio­n për të formatuar edhe formacioni­n që do të hedhë në fushën e lojës në përballjen e kësaj fundjave ndaj Korabit. Shkodranët e mbyllën fazën e parë me një humbje në Fushë-Krujë dhe tashmë besojnë shumë se do arrijnë të marrin maksimumin në sfidën që do të luajnë në Peshkopi ndaj Korabit. Në sfidën e fazës së parë Vllaznia fitoi 2-1 në Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania