Panorama Sport (Albania)

Spahiu: Fitorja e Partizanit ishte largimi i Moxhit

"Duhet një sulmues, sepse Skënderbeu s'do falë deri në fund"

- ILIR CARA

Një ish- trajner i Partizanit mendon se ky është viti i duhur për të rikthyer titullin në shtëpinë e kuqe. Ilir Spahiu e sheh skuadrën e Skënder Gegës në rrugë të mbarë, por në analizën që bën për "Panorama Sport" jep edhe disa sugjerime për menaxhimin që duhet të bëjë klubi për vazhdimësi­në në kampionat. Spahiu ka drejtuar për herë të fundit "demat" në sezonin 20032004, pikërisht në një kampionat ku të kuqtë garonin për titullin, paçka se nuk ia dolën. "Një nga fitoret e Partizanit është shkëputja nga Luçiano Moxhi", thekson ndër të tjera 60-vjeçari, i cili përveç Partizanit ka drejtuar disa skuadra në elitën e futbollit shqiptar si Apolonia, Luftëtari, Bylisi, etj.

Si e shikoni Partizanin e këtij sezoni?

Ka kaluar 1/3 e kampionati­t dhe nuk është e lehtë të japësh një mendim. Që një ekip të ketë rezultat, duhet të ketë vlerë lojtarësh, vlerë trajningu, kushtet e stërvitjes dhe metodologj­ia që përdoret. Aspekti i tretë është mbështetja financiare. Lind pyetja, a ekzistojnë të tria këto dhe në çfarë vlere përdoren nga Partizani në raport me skuadrat e tjera? Po e nis nga e fundit, ku nuk kemi dëgjuar që te Partizani të ketë pasur probleme financiare. Në dukje shikohet një qetësi sa u përket financave te Partizani. Kreu i renditjes na bën shumë optimistë për punën që po bëhet dhe rrugën që po ndiqet. Pas kaq kohësh ku Partizani kërkon të kapë majat shikohet një qetësi. Nuk është Europa synimi i vetëm i këtij Partizani, por tifozët e shumtë në Shqipëri kërkon që t'i gëzojë me një titull kampion që i mungon prej 25 vitesh.

A është shumë për një klub si Partizani të mungojë kaq gjatë titulli?

Realisht është shumë për një skuadër me emër të tillë, për një fuqi të futbollit tonë që për shumë vite ka qenë larg këtij objektivi. Por, nisur nga ambiciet që ka kreu i klubit, Gaz Demi, drejtori Olsi Rama, trajneri Skënder Gega, drejtori i akademisë Genc Tomori, shikojmë dëshirë dhe përvojë për të marrë trofeun. Presidenti­n Demi e njoh nga afër prej vitesh dhe e di që ai nuk ndalon për t'i realizuar synimet dhe ambiciet e tij. Gjithsesi, unë e shikoj shumë të vështirë.

Pse e shikoni të vështirë?

Po të shikosh renditjen, kemi dy grupe skuadrash. Nga vendi i parë deri tek i gjashti mendojnë për të hyrë në Europë dhe për të kapur kreun. Pastaj kemi grupin tjetër me 4 ekipe, nga Luftëtari te Kastrioti, që do të luftojnë për mbijetesë. Partizani dhe Skënderbeu kanë një shkëputje të dukshme nga skuadrat e grupit të parë, por rrugës mund të rrëshqasin dhe situatat mund të ndryshojnë. Është një betejë e hapur, por Partizani po i ndjek me shumë kujdes ndeshjet, duke i marrë një e nga një dhe po vlerëson çdo takim njëlloj. Pastaj, Partizani është skuadra që ka pësuar më pak gola. Por, a na lejon kjo lojë dhe a na jep kënaqësi Partizani që të kemi bindje për të ardhmen?

Kjo është pyetje që e bëjnë thuajse të gjithë...

Vërtet jemi pragmatist­ë, duam rezultat në çdo ndeshje. Por, a mund të ecet gjithmonë me një lojë të tillë, që është e mirë, por jo bindëse? Akoma jo, do të thosha. Partizani nuk e ka krijuar atë kostumin e vet që ta shikojmë të luajë rrjedhshëm në të njëjtën mënyrë dhe siguri. Por, kjo vjen edhe falë kohës.

Mos ndoshta janë të kushtëzuar nga lojtarët që trajneri ka në dispozicio­n?

Pikërisht, me këta lojtarë që ka, nuk duhet futur e dalë nga ndeshje me një sistem. Ata të praktikohe­n në stërvitje, të automatizo­hen dhe të jenë të qarta gjatë lojës nga lojtarët. Pra, pa ndërruar futbollist­ët të kalohet nga një sistem loje në një tjetër, si një armë për të kaluar një pengesë që mund të shfaqet gjatë ndeshjes.

Po insistohet që Partizanit i mungon një sulmues "pykë". Ju si trajner mendoni që të kuqve u duhet një lojtar i tillë?

Bardhi po zhvillon një lojë të mirë dhe në ngjitje. Për fat e kam stërvitur për një periudhë kohe, para 4-5 viteve, dhe që atëherë ai kishte cilësi. Por, a mundet të mbajë peshë në kampionat një lojtar, që akoma është i brishtë dhe që po rritet me një hap galopant. Ndaj them se Partizani e ka të

nevojshme afrimin e një lojtari të tillë. Duhet një sulmues, sepse Skënderbeu ka përvojë dhe nuk do të falë deri në fund.

Meqë dolët te Skënderbeu, a ndiheni të surprizuar nga ecuria e korçarëve, ndonëse në verë kaluan furtuna të shumta?

Në dekadën e fundit ata kanë në përbërje një person si Orges Shehi, i cili tani është trajner i ekipit. Edhe si portier, ai e ka drejtuar, jo më tani si trajner, ku meriton kompliment­e. Është një trajner kaq i ri, por me eksperienc­ë, pasi ka ditur të krijojë një klimë, ka ditur të bëjë një vendosje dhe të japë energji pozitive te skuadra. Asnjeri nuk e priste këtë gjë që po ndodh tani me Skënderbeu­n. I kanë ikur 7-8 lojtarë të asaj gjenerate të bukur dhe të gjithë mendonin se Skënderbeu do të zbehej. Por, ja që në Korçë janë sërish disa lojtarë me përvojë dhe është krijuar një mundësi e tillë që luajnë si jashtë dhe në shtëpi për fitore.

Kush do të bëjë diferencën në duelin e kreut mes Partizanit dhe Skënderbeu­t?

Do të vendosë merkato që do të bëjnë në janar apo analiza që drejtuesit do t'i bëjnë me qetësi pjesës së parë të kampionati­t. Merkatoja duhet shfrytëzua­r në mënyrën më të mirë të mundshme, ndonëse është shumë i vështirë ky proces në këtë periudhë. Duhet të dish kë të marrësh dhe kë të heqësh. Partizani nuk duhet të krijojë stok në ekip, pasi do të nisin konflikte dhe probleme. Pra, duhet të dish të menaxhosh, se mbajtja në stol e disa lojtarëve mund edhe të kthehet kundër. Një lojtar që mund të ishte titullar në çdo ekip, nuk mund ta mbash gjatë në pankinë ose do duhet të gjesh gjuhën e mirëkuptim­it.

Janë luajtur 13 javë kampionat. Cili është ekipi favorit për titullin?

Unë e shoh që është viti i Partizanit, por Skënderbeu deri në sekondën e fundit do të kërkojë ta mbajë titullin.

Para se të shkohet te merkato janë edhe disa ndeshje për t'u luajtur. Partizani udhëton nesër në Vlorë, si e shikoni këtë përballje?

Për mua është një ndeshje shumë e vështirë, por stresi i

bie Flamurtari­t në këtë rast. Vlonjatët kanë pasur objektiva të tjera në nisje të kampionati­t, ndërsa Partizani është në majë dhe ndihet më mirë. Jo vetëm në Vlorë, por në çdo stadium është e vështirë të luash tani, por rol luan edhe ndërprerja dyjavore e kampionati­t.

Në çfarë aspekti ndikon ndërprerja e kampionati­t?

Kjo mund të marrë për mirë, por për disa skuadra mund të dalë edhe si periudhë këputjeje. Kemi dëgjuar shpesh trajnerë që thonë ndërprerja ndikoi në këputjen e skuadrës, e cila ishte në formë para pushimit. Prandaj, do të shikojmë sesi ka ndikuar kjo ndërprerje te skuadrat në rinisjen e kampionati­t. Nëse Partizani e nis mirë në Vlorë, mund të themi se ka bërë një hap shumë të madh drejt objektivit. E para, se mund një nga 6 skuadrat që pretendon Europën në transfertë, si dhe tregon se në këto dy javë ka punuar mirë.

Drejtuesit, stafet dhe lojtarët janë munduar që të rrinë larg fjalës titull, mbase për të larguar edhe presionin. Si e komentoni këtë sjellje të re?

Për mua kjo që ka bërë Partizani është strategjia dhe mënyra më e mirë. Duhet të shikosh dhe mendosh për ndeshjen që ke përpara dhe jo për titullin që vendoset në fund. Për mua po punohet mjaft mirë nga të gjithë drejtuesit për të mos e vënë skuadrën në stres. Kjo është vlerë. Vetë trajneri Gega e ka thënë që unë nuk e kisha këtë pritshmëri. Pra, kjo është një mënyrë për t'u treguar lojtarëve që janë të kënaqur. Por kur e shikon veten në krye, lind ideja pse të mos e ruaj këtë vend? Kjo është më lehtë sesa kur ia kërkon.

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Partizani nga sezonet e shkuara për të arritur te titulli?

Gjithmonë shikohen rivalët se në çfarë forme janë në këtë kampionat. Për t'i hyrë kësaj analize, kemi Tiranën që është jashtë garës për trofe dhe kjo nuk është pak për Superioren. Kemi Kukësin që ka një ngërç në ndeshjet e fundit. Nuk është ai Kukës që jemi mësuar ta shikojmë që të merrte trepikëshi­n. Pra, nuk është ai Kukës i frikshëm. Skënderbeu me gjithë paraqitjen që po bën, nuk është ai që

dominonte mbi të tjerët dhe kudo. Të gjitha këto bëjnë që me këtë cilësi rivalësh, Partizani është mirë. Prandaj, Partizani duhet të mendohet për të marrë lojtarë. Duhen lojtarë për të krijuar vazhdimësi­në, deri sa të krijosh një Partizan me vlera.

Prej një viti të kuqtë po ndjekin një strategji ndryshe, duke afruar lojtarë të rinj, që mund të jenë të perspektiv­ës...

Një nga fitoret do të thosha të Gaz Demit dhe Partizanit është shkëputja nga Luçiano Moxhi. I ishte dhënë besimi një njeriu, që ishte jashtë skuadrës. Nuk mund të provosh të vijë një njeri nga jashtë dhe t'i besosh gjithë ekipin. Është mirë që po bazohemi te trajnerët dhe drejtues vendës, pasi ata i njohin hallet dhe rrinë më afër skuadrës. Kjo është një arritje jo vetëm në anën ekonomike, por edhe qetësi shpirtëror­e. Për mua u bë shumë mirë që Moxhi u largua, pasi u krijua një situatë e komplikuar. Më pas ndodhi spastrimi dhe rregullimi i ekuilibrav­e në ekip, ku bën pjesë edhe afrimi i elementëve të rinj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania