Panorama Sport (Albania)

Katër muaj pritje, Kale: Gati të debutoj me... gol

-

Elton Kale mendon se çështja me Kukësin mund të zgjidhej më shpejt nëse FSHF do të kishte vullnetin e mirë. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, braziliani i Flamurtari­t doli i shoqëruar nga argjentina­si Agustin Torasa. Ai deklaroi se ndihet mirë që më në fund do të jetë në fushën e lojës, ndërsa shpreson që nesër ndaj Partizanit të debutojë me gol. Sulmuesi i krahut ka pritur jo pak, por katër muaj për këtë ditë dhe natyrshëm është tashmë i karikuar për të bërë më të mirën me fanellën kuqezi. Klubi i Flamurtari­t gjeti akordin me Kukësin për blerjen e kartonit (50 mijë euro) dhe tashmë pritet vetëm konfirmimi nga FSHF, në mënyrë që nesër Kale të jetë i gatshëm për Ilir Dajën.

Më në fund çështja me Kukësin u zgjidh...? Normalisht që jam shumë i lumtur që kjo çështje u zgjidh. Jam i kënaqur që pas katër muajsh tashmë do të jem gati dhe do të zbres në fushën e lojës për të luajtur. Gjatë kësaj periudhe kishte një ngërç dhe natyrisht që tani jam shumë i gëzuar që më në fund do të luaj.

Pritët gjatë për një zgjidhje të tillë, pse nuk erdhi më shpejt?

Them se u vonua shumë si çështje. Duhet që të ishte zgjidhur më shpejt. FSHF duhet që të ndërhynte për t'i dhënë zgjidhje më herët kësaj situate, me qëllim që unë të aktivizohe­sha. Kjo situatë mund të zgjidhej fare lehtë, ashtu sikundër ndodhi dy ditë më parë.

Do të luani në ndeshjen me Partizanin?

Nuk e di nëse do të jem titullar apo jo në ndeshjen me Partizanin. Këtë gjë e vendos trajneri Daja dhe jo unë. Nëse do të aktivizohe­ni, premtoni se do të shënoni? Natyrisht që unë premtoj të jap dhe të bëj më të mirën nëse do të aktivizohe­m. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, rëndësi ka që të fitojë Flamurtari. Pastaj, natyrisht që edhe po shënova, nuk është gjë e keqe.

Si e shikoni ndeshjen me Partizanin, që përkon edhe me debutimin tuaj?

Me Partizanin do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Dihet se cili është kundërshta­ri, por nuk duhet që ta mbivlerëso­jmë. Duhet të respektojm­ë veten tonë dhe të hyjmë në fushën e lojës për të fituar.

Sa shanse ka Flamurtari të ndalë kryesuesit? Patjetër që tri pikët janë të arritshme në këtë ndeshje. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe duhet që të bëjmë gjithçka në fushë. Kam bindjen se do t'ia dalim.

Jeni të shkëputur nga kreu, a mund të rivalizojë ky Flamurtar deri në fund për kreun?

Nuk mund të them tani nëse do ta kapim apo jo Europën, apo do të shpallemi kampionë. Që të arrijmë tek objektivat, duhet që t'i marrim të gjitha ndeshjet me radhë. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe për të bërë më të mirën time. E them edhe një herë, është kënaqësi që u ktheva.

Në këtë periudhë vetëm jeni stërvitur, por si ndiheni në Vlorë?

Ndihem shumë mirë në Vlorë. Jam i respektuar nga të gjithë, si nga drejtuesit, ashtu edhe nga shokët e skuadrës apo tifozët. Vlora është një qytet shumë i bukur. Ermal Sika

 ??  ?? Torasa dhe Kale gjatë konferencë­s së djeshme
Torasa dhe Kale gjatë konferencë­s së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania