Panorama Sport (Albania)

Gripshi: Kujdes ndaj Tiranës, do të ringrihet

-

Nazmi Gripshi është i bindur te fitorja ndaj Tiranës. Në prononcimi­n e dhënë para mediave, sulmuesi evidenton se ekipi ka forcën e duhur për të pretenduar titullin, por tregohet i sinqertë kur thotë që këtë vit rivaliteti është shtuar ndjeshëm. “Kampionati si çdo sezon ka vështirësi­të e veta dhe asnjëherë nuk mund të themi se cili është sezoni më i fortë apo më i lehtë. Megjithatë, Skënderbeu si gjithnjë ka bërë diferencën. Madje, edhe këtë vit kur ndryshimet ishin më të mëdha. Janë luajtur vetëm 13 javë, ndaj pritet një edicion i gjatë dhe mjaft i luftuar dhe për këtë jemi të vetëdijshë­m. Ne jemi një ekip i ri tashmë dhe ndryshimet duan kohën e tyre që të vijnë në maksimumin e mundshëm. Por, nuk mund të mohojmë se jemi një grup që, përtej moshës së re, nuk i mungon potenciali dhe as cilësia. Thjesht duam që të fitojmë pak më shumë eksperienc­ë, e cila do të na shërbejë për mirë në vijimësi të këtij kampionati. Çdo ndeshje ka rëndësi të veçantë, nuk mund të bëjmë dallime, pasi në fund të fundit që të gjitha vlejnë tri pikë. Sigurisht, të mundësh rivalët për titull, është një tregues i forcës sonë. Nga ana tjetër, nuk mund të themi që është risi, pasi ky ekip që në fillesat e veta është ndërtuar për të qenë fitues”, u shpreh fillimisht 21-vjeçari. Nazmi Gripshi është i vetëdijshë­m që bardheblut­ë do përpiqen që të ringrihen dhe ky fakt nuk do ua bëjë të lehtë 90minutësh­in e kësaj jave. “Në çdo ndeshje ne futemi vetëm për të marrë maksimumin. E në kësi kushtesh, ndeshja me Tiranën është vetëm e radhës. Tirana nuk po kalon një periudhë të mirë, por do të kërkojë me çdo kusht të ringrihet. Duhet të kemi kujdes dhe të jemi të përqendrua­r. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj dhe ne duhet që në çdo takim të japim maksimumin për të marrë më të mirën. Arma jonë është kjo, që i marrim kundërshta­rët me radhë. Këtu nuk bën përjashtim askush, as Partizani. Ne jemi të përqendrua­r vetëm te ndeshjet tona dhe sigurisht që do të jetë një kampionat ku ai që gabon më pak do të fitojë. Nuk mendojmë për të tjerët, pasi askush nuk na tremb”, përfundoi sulmuesi bardhekuq i cili duket se ka gjetur veten në këtë sezon me Skënderbeu­n nën drejtimin e Shehit. Ll.S

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania