Panorama Sport (Albania)

Bylis kërkon hakmarrje, ndaj Egnatias nuk lejohen blofet

Doksani: Na bëjnë punë vetëm tri pikët, s’gabojmë më

-

Bylisi është duke u përgatitur për sfidën e radhës me Egnatian, të cilën do ta zhvillojë në Ballsh, të shtunën në orën 14: 00. Një sfidë interesant­e, mes dy ekipeve pretendent­e. Ballshiotë­t synojnë vetëm 3 pikët në këtë duel shtëpie. Elis Doksani është një nga lojtarët e rinj që ka luajtur si titullar në të gjitha takimet e Bylisit. Doksani, aktualisht edhe pjesë e Shpresës U-21, në prag të sfidës me Egnatian ka besim se skuadra do të rikthehet te 3 pikët. Në ndeshjen e fazës së parë, rrogozhina­sit fituan 1-0 dhe tashmë Bylis do të kërkojë hakmarrje.

DOKSANI

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Doksani ka pohuar: “Luajmë një ndeshje delikate, Egnatian po e vlerësojmë dhe në këtë periudhë ndërprerje të garave zyrtare, ne kemi punuar shumë dhe i jemi përkushtua­r kësaj sfide. Na bëjnë punë vetëm 3 pikët, kështu që duhet që ta fitojmë këtë duel me patjetër për të mos lëkundur pozitat tona. Një ndeshje shtëpie, e cila po merr vlerësimin tonë dhe unë kam besim se do ta kalojmë me sukses. Unë po luaj në Ballsh dhe natyrisht që ky është vlerësim për mua. Bylisi është shtëpia ime dhe unë angazhohem që të bëj më të mirën në çdo ndeshje. Unë jam bërë pjesë e Shpresës prej një viti, ndaj dua që të vazhdoj të luaj edhe tek U- 21. Deri më tani jam në rrugë të mbarë sa i përket aktivizimi­t te Bylisi. Skuadra synon Superioren dhe duhet që të ruajmë këtë ritëm. Tashmë, faza e dytë ka ndeshje më të vështirë sepse janë si finale. Ekipet ndajnë objektivat, ndaj edhe ne duhet që të mos ndalemi”, tha Doksani. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania