Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja prish fushën, Apolonia në aneks

Fierakët, në hall për ndeshjen që kanë me Turbinën

- BUJAR RAMA

Të vendosur që këtë javë të korrin fitoren e parë shtëpiake, fierakët vijojnë me densitet përgatitje­t e tyre për ndeshjen kundër Turbinës. Grupi është më i kompletuar pas kthimit të Harizajt dhe Sotës nga U- 21, me Mihanën, që është gati pas operacioni­t në menisk, Buzit, që rikthehet nga pezullim kartonësh, por edhe Hysenshaha­jt, i cili gjithashtu po shkon drejt rikuperimi­t total. Nga ana tjetër, si pjesë e vazhdueshm­e e filozofisë së klubit, skuadra po vëzhgon me vëmendje edhe ecurinë e dy lojtarëve të rinj: portierit 17-vjeçar, Jaçens Tozaj, i përfshirë si rezervë e ekipit të parë në 4 ndeshjet e fundit, dhe sulmuesit 18- vjeçar Alion Lalaj, ky i fundit përshirë për herë të parë në 18she të Apolonisë së Mihos në ndeshjen e fundit kundër Egnatias. Të dy këta të rinj janë aktivizuar në miqësoren e së shtunës që lamë pas kundër Flamurtari­t të Vlorës.

TERRENI

Në "Loni Papuçiu" të Fierit janë zhvilluar dy ndeshje miqësore të përfaqësue­seve 19- vjeçare të Shqipërisë dhe Rumanisë, më 18 dhe 20 nëntor, teksa miqësoren e 17 nëntorit mes Apolonisë dhe Flamurtari­t, planifikua­r të zhvillohej në Vlorë, dy skuadrat e zhvendosën me marrëveshj­e në Fier dhe e luajtën në aneksin e stadiumit. Vlonjatët e ruajtën stadiumin e tyre, ndërsa fierakët u treguan altruistë për Kombëtaren e të rinjve të Shqipërisë, ndërkohë që reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit në rajonin e Myzeqesë, e sidomos në Fier, kanë krijuar probleme jo të vogla në "Loni Papuçiu", aq sa ka një idedëshirë që ndeshja me Turbinën ( nëse vazhdon kështu moti) të luhet në aneksin e stadiumit. PRIFTI

Impulsiv në lojë, i shpejtë dhe kërkues. E do golin, por bëhet ndonjëherë edhe konfuz. Mesfushori i dykahshëm me tipare ofensive, Krisel Prifti, është i vetmi që ka shënuar gol në Fier këtij kampionati dhe synon të jetë po ai shënuesi i golit të radhës, por këtë herë jo për barazim, si në rastin me Lushnjën. "Fillon faza e dytë dhe ne nisim të shpalosim një faqe të re, për të shfaqur Apoloninë që duhet. Le t'i marrim ndeshjet një nga një, ku është shumë e rëndësishm­e që së pari të fitojmë me Turbinën dhe, nëse marrim 3 pikë këtë të shtunë, kam bindjen se edhe Besës do t'ia dëshmojmë forcën dhe do të krijojmë vazhdimësi fitoreje. Por, le të ngelemi te cërrikasit, për të cilët, pa humbur respektin për ta, them me plot siguri që do të fitojmë dhe unë dua të shënoj emrin tim në këtë fitore që, e theksoj, nuk e diskutojmë", thotë Prifti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania