Panorama Sport (Albania)

Suksesi i Besës nis nga porta, makth për rivalët

avajasit kthejnë traditën e promovimit të "gardianëve"

- FERIZ FERIZAJ

Ata janë gjithmonë pas kuintave, nuk flasin, nuk i bien gjoksit, por stërvitin pikën më të fortë të çdo ekipi. Po flasim për trajnerët e portierëve, të cilët djersijnë shumë, por që jo pak herë puna e tyre nuk përmendet. I tillë është edhe Kastriot Rama, trajneri i portierëve të verdhezinj­ve. Besa i është rikthyer traditës së lavdishme të hershme kur nga gjiri i saj dolën korifenjtë e portës verdhezi e futbollit kombëtar. Emra si Qamil Teliti, Qemal Vogli, Sulejman Maliqati, Shefqet Topi, Haki Arka @ hiu dhe të tjerë bënë emër në Kavajë, te Partizani e Kombëtarja. Aktualisht, Besa ka 2 portierë, Festim Mirakën dhe Ilir Dobjanin. Në 9 javë kampionat, verdhezinj­të kanë pësuar vetëm 4 gola, çka tregon se mbrojtja dhe porta janë të konsolidua­ra. Pas Vllaznisë me tre gola, Besa është ekipi i dytë që ka pësuar më pak, 4 gola në të gjithë Kategorinë e Parë. PORTA

Në një prononcim për gazetën, trajneri Kastriot Rama tregon sekretin e kësaj ecurie. "Ne stërvitemi veçmas grupit dhe sytë e të gjithëve në fakt janë te grupi. Puna jonë është mjaft e lodhshme dhe specifike, por që testohet vetëm në ndeshje. Besoj se e keni vënë re se kur një sulmues gabon fatalisht para portës thonë të gjithë ' hë se bën golin rastin tjetër'. Me portierët ndodh ndryshe dhe një gabim i tyre çon dëm gjithë lojën e grupit. Thuhet se portieri është gjysma e ekipit, por unë mendoj se është më shumë. Kemi dy portierë të shkëlqyer ku përvoja është gërshetuar me talentin dhe perspektiv­ën. Miraka dihet se çfarë cilësie, por edhe Ilir Dobjani besoj se është ndër portierët më të mirë të moshës së tij në Shqipëri. Madje, habitem sesi trajnerët e kombëtarev­e të moshave nuk e vlerësojnë këtë talent. Besa fitoi vjet çdo trofe me U-17 dhe kryesori në këto arritje ishte Dobjani. Personalis­ht besoj se porta e Besës është e sigurt sot me Mirakën, por do vijojë të jetë po kaq e sigurt nesër me Dobjanin", tha Rama. Pas Mario Dajsinanit dhe Bruno Pujës, Dobjani është një tjetër portier i ri që jep siguri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania