Panorama Sport (Albania)

Ikardi shënon gol dhe thumbon Mesin

“Tani po luajmë më të bashkuar, skuadra është e lirshme”

-

ë në fund vjen edhe goli i parë i Mauro Ikardit me fanellën e Argjentinë­s. Bomberi zikaltër vazhdon me paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushën e lojës. Pas një sezoni të mirë me Interin, ku Mauro po shënon pothuajse në çdo ndeshje. përfshirë këtu edhe kompeticio­nin më të rëndësishë­m, Championsi­n, tani ai po tregon cilësitë e tij prej “vrasësi” edhe me kombëtaren e vendit të tij. Stopim me gjoks për Lamelën me këtë të fundit që shërben për Maurion, i cili driblon mes dy mbrojtësve dhe më pas godet me të majtën, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Në fund të ndeshjes miqësore ndaj Meksikës, e cila përfundoi me rezultatin final 20, Mauro Ikardi, kapiteni i Interit foli për mikrofonat e “Ole” për të përshkruar emocionet që ndjeu pas golit të parë me fanellën bardhekalt­ër: “Goli ishte shumë i rëndësishë­m për mua, kam pritur shumë dhe tani jam shumë i lumtur. Për një sulmues nuk është e lehtë të qëndrosh pa shënuar në kombëtaren tënde. Ju keni krijuar shumë polemika, por tani shpresoj vetëm të vazhdoj kështu, të shënoj sa më shumë gola të tjerë”.

PËR ARGJENTINË­N: “Ne jemi një skuadër e madhe, ne mund të rritemi më shumë. Skaloni, Samuel dhe Aimar kanë bërë një punë të shkëlqyer në skuadër. Drejtuesit e federatës janë ata që do të vendosin për të ardhmen e tyre. Mund të them që tani në ekipin kombëtar ka një klimë që nuk ka qenë më parë. Tani ne të gjithë luajmë më të qetë, diçka shumë e rëndësishm­e për ecurinë e skuadrës”, u shpreh bomberi i Interit. “Është krijuar diçka e bukur në skuadër. Unë kam qenë pjesë e skuadrës edhe në të kaluarën, por kurrë nuk kam parë miqësinë dhe bashkimin që është tani mes nesh. Të gjithë këtu dëshirojnë më të mirën për ekipin. Jemi një grup solid. Të përfaqësos­h vendin tënd, është gjëja më e bukur”, u shpreh Mauro. PËR MESIN

Ikardi ndërkohë nuk ka harruar të flasë edhe për yllin e skuadrës, Leo Mesi. “Ai është pa dyshim lojtari më i mirë në botë dhe ne të gjithë shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejt me ne, përpara kemi një kompeticio­n të rëndësishë­m si Kupa e Amerikës”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania