Panorama Sport (Albania)

Paulo Dibala, zhbllokohe­t me Argjentinë­n dhe shtyn Bajernin

Sulmuesi gjen golin e parë në kombëtare dhe i premton besnikëri Juventusit

-

Në miqësoren e dytë radhazi me Meksikën, jo vetëm Mauro Ikardi, por edhe Paulo Dibala festoi golin e tij të parë me bluzën e Argjentinë­s, një pritje e gjatë prej 18 ndeshjesh për yllin e Juventusit, i cili po konfirmon më së miri edhe momentin fantastik që ka treguar me bluzën e “Zonjës së Vjetër”. “Me Juven kam një mesatare të mirë goli, por tani jam zhbllokuar edhe në kombëtare dhe kjo është diçka që më bën shumë të lumtur. E gjithë kjo lirshmëri që kam shfaqur në fushë tek Argjentina lidhet edhe me faktin se trajneri Skaloni ka ditur që të krijojë një atmosferë shumë të bukur grupi, por në të njëjtën kohë na jep të gjithëve edhe lirshmërin­ë e duhur në

fushë për të treguar cilësitë tona dhe duke punuar në këto kushte, është normale që të japësh më të mirën, jo vetëm unë, por të gjithë, edhe Mauro, i cili ashtu si unë gjeti golin e parë. Tani të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë, sepse deri në grumbullim­et e ardhshme do të na ndajë një kohë mjaft e

gjatë”, u shpreh sulmuesi me numër 21.

“JO” BAJERNIT – Por, pas golit të parë me kombëtaren, jo vetëm në Itali, por edhe në Argjentinë ka mbërritur lajmi se shefi i klubit gjerman, Karl-Hainc Rumenige, do të ishte i gatshëm që të shpenzonte shuma të mëdha parash vetëm për pak lojtarë dhe i preferuari i tij është Paulo Dibala. Por, në lidhje me këtë argument, pas sfidës me Meksinën, sulmuesi 25- vjeçar shtyn interesimi­n e Bajernit të Mynihut. “Unë jam i lumtur që luaj për Juventusin dhe jam i fokusuar totalisht aty, sepse kemi objektiva të mëdhenj për të arritur sivjet dhe në të ardhmen. Ndoshta mund të ketë një interesim të Bajernit apo të një klubi tjetër, por zërat e merkatos nuk janë problem për mua. Unë luaj në një klub ku mentalitet­i, dhe sidomos te Juventusi, është gjithmonë i njëjti: të kërkojmë të fitojmë gjithçka, prandaj asnjë skuadër tjetër nuk më tundon apo më shpërqendr­on për momentin”, përfundoi Dibala.

 ??  ?? Momenti i zëvendësim­it mes Ikardit dhe Dibalës në sfidën ndaj Meksikës
Momenti i zëvendësim­it mes Ikardit dhe Dibalës në sfidën ndaj Meksikës
 ??  ?? Dibala feston golin me Argjentinë­n
Dibala feston golin me Argjentinë­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania